Pas lajmit se Luli ka emëruar një kryetar fushate, ish- zëvendësministrin Rrushaj, Karmina mori shumë mesazhe, që kanë nevojë të sqarohen nga analisti Qim Peka për këtë çështje:
Ja shpjegimi i tij:
“Kjo është një lëvizje amerikane.
Duhet ndarë drejtimi politik nga menaxhimi i fushatës.
Këtë e ka bërë dhe Trumpi.
Në rastin konkret kjo lidhet dhe me konservatorët anglezë të Boris Xhonson, që kanë dhënë idenë.
Në aspektin e brendshëm, kjo është një lëvizje e imja.
Siç e dini, Rushaj është i njohur si avokat i Zenit në SHBA, që nuk arriti të fitojë gjyqin kundër asaj revistës që nxorri historinë e Gërdecit, por që fitoi të drejtën ta apelonte.
Kjo nuk është fitore e vogël.
Ne me ato lekë kishim vendosur të justifikonimin financimin e TV-së.
Nga ana tjetër, meqë Zeni i ka besuar atij menaxhimin e financave në aspektin juridik, ai duhet të menaxhojë dhe fushatën, pasi Luli është dorëzuar dhe nuk ka para.
Frika jonë është që Kunati mund të bëjë tender me listat dhe duhet t’ia heqim nga duart.
Pra njerëzit duhet ta kuptojnë që nuk duhet të shkojnë tek Kunati, por tek njeriu ynë.
Kjo tashmë është e qartë.
Në këtë aspekt, Basha ka meritën e vet, se e ka dorëzuar pushtetin para zgjedhjeve në duar të sigurta.
I vetmi rrezik për ne është hapja e listave.
Nëse hapen listat, interesi për të paguar bie, pasi njerëzit do përpiqen të hedhin para në fushatë.
Për këtë arsye na duhet Luli, mos të pranojë hapjen e listave.
Dhe një mesazh të qartë ja ka dhënë dhe ambasadores amerikane në darkën e 2 korrikut.
Ndërsa Ilir Meta ngriti dolli për Komisionin e Venecias, Luli ngriti dolli për marrëveshjen.
Kjo ishte një sinjal për SHBA, që nuk duhet ta prekë atë dhe nuk duhet të hapë listat.
Dhe besoj SHBA e ka marrë të qartë mesazhin.”
Raporti import 80 perqind eksporti 20 perqind ky raport qendron keshtu 30 vjet dhe ka sjelle nivelin e jeteses ne vend me te uletin ne Europe.Kjo si do rregullohet manovrat e tjera e lagu se lagu na kane lene 30 vjet ku jemi sot!!!!!!!!!!