Kampionati në rrezik: Dy lojtarë të Partizanit, rezultojnë të infektuar me koronavirus

8 Korrik 2020, 20:51Sport TEMA

Në prag të derbit të kryeqytetit, klubi i Partizanit bën me dije se dy lojtarë të saj, Boldor dhe Ferati, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

“FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19.

Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv.

Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ.

Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit”, bën me dije klubi i Partizanit.

Rasti në fjalë mund të vërë në rrezik vazhdimësinë e kampionatit, pasi futbollistët mund të kenë infektuar edhe kolegë të tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje