Dënohen dy italianët që vranë të riun shqiptar pse ndërhyri për të mbrojtur një vajzë

9 Korrik 2020, 09:14Kronika TEMA

Gjykata e Tranit në Itali ka dhënë vendimin për autorët e vrasjes së një shqiptari dy vite më parë. Viktorjan Picaku, 24 vjeç, humbi jetën më 1 gusht të 2018-s pasi u qëllua me armë në një shesh të populluar në Corato.

Për ngjarjen u vunë në pranga Domenico Manzi, 23 vjeç dhe Domenico Patruno, 31 vjeç, të dy me precedentë të mëparshëm penalë. Gjykata dha të mërkurën 16 vjet burg për Manzi-n, ndërsa 10 vjet burg për Patrunon. Prokuroria kishte kërkuar 20 vjet për 23-vjeçarin dhe 18 vjet heqje lirie për tjetrin.

Pas vrasjes së Picakut, ata u arratisën nga vendngjarja me një motor Vespa. Pas disa orësh, dy italianët u vetëdorëzuan në polici. Ai që qëlloi në drejtim të Picakut ishte Domenico Manzi.

I riu shqiptar kishte shkuar në Itali për të punuar. Ai ishte me origjinë nga Mirdita.

Mediat italiane kanë hedhur poshtë çdo aludim për lidhje kriminale të tij. Sipas tyre, Picaku u qëllua për shkak se kishte ndërhyrë për të mbrojtur një vajzë që po dhunohej nga një italian.

Sipas familjarëve, ky incident kishte ndodhur disa ditë para vrasjes.

1 komente në “Dënohen dy italianët që vranë të riun shqiptar pse ndërhyri për të mbrojtur një vajzë”

  1. Emigranti Itali says:

    Ne itali e kane ne kulturen dhe tradite ti vrasin grate dhe bashkeshortet e tyre.Me vjen keq per kete djale se ka zbatuar nje kod te vjeter shqiptar qe gruaja nuk vritet apo dhunohet.Ne itali eshte plage e rende sociale vrasja e grave nga burrat e tyre.Po shteti dhe gjykatat nuk duan tja dine duke i denuar shume pak vrasesit ose fare dhe prinderit apo motrat e vellezerit e ketyre grave dhe vajzave rreken me kot te demoralizuar te kerkojne drejtesi.I denojne 10-15 vjet ata qe denohen me rende dhe dalin pas 3-4vjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje