Komiteti Teknik merr vendimin: Bëhen të detyrueshme maskat në mjedise të mbyllura, rastet kur gjobiteni

9 Korrik 2020, 08:47Sociale TEMA

Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë tha se është vendosur që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, bizneset dhe ambientet e mbyllura, si dhe në rastet e pritjes në radhë.

Kuli tha se se nëse kjo nuk respektohet do të vendosen gjoba.

E ftuar në Report TV, mjekja Kuli tha se ky vendim do të behet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve.

“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. 

Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejt.

Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve”, tha anëtarja e Komitetit teknik.

2 komente në “Komiteti Teknik merr vendimin: Bëhen të detyrueshme maskat në mjedise të mbyllura, rastet kur gjobiteni”

  1. KuqeZi says:

    Shtrenjte do ta paguani kete mashtrim dhe krim kunder Shqiptareve

    1. E verteta says:

      O Kuq e Zi, e para mos fol ne emer te te gjithe shqiptareve. E dyta, Covidin nuk e sollen keta. E treta, maskat ne ambjente te mbyllura duhen patjeter se shumica nuk e respektojne fare distancen dhe ne kete papergjegjshmeri ku tjetri te vjen e te ngjeshet pa maske,vetem gjoba dhe zbatimi I masave te rrepta ben pune. Shiko ne te gjitha shtetet qe maska eshte e detyrueshme. Po vdesin njerez dhe po infektohen me shpejtesi. Nuk eshte shaka dhe nuk eshte pune talljeje apo diktature. Çmimin me te madh do e paguajme ne nese tregohemi te papergjegjshem. Sado qe shume gjera te mos merren vesh, njeriu duhet te kete kujdes per veten dhe per te tjeret.Nuk ka pune frike,por kujdes duhet pasi ti mund te jesh mire por e ha tjetri nga ty e une se mund te kete imunitet me te dobet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje