Genocidi i mohuar, 25 vjet më pas: Masakra e muslimanëve të Bosnjes vijon të mohohet nga serbët

10 Korrik 2020, 15:42Rajoni TEMA

Në Ballkan zhvillohet ende lufta e kujtesës

Më 11 Korrik, në Srebrenicë do të mbushen 8372 filxhanë me kafe në kujtim të rënies së enklavës muslimane rreth një çerek shekulli më parë, kur gjatë luftës u humbën po aq jetë djemsh dhe burrash boshnjakë të masakruar nga ushtarët serbë. Ceremonia e këtij viti do të përshëndetet me video nga princë, president dhe udhëheqës nga vende të ndryshme të botës, me përjashtim të një figure të rëndëishme vendase. Kryebashkiaku serb i Srebrenicës nul do të marrë pjesë.

Ashtu si shumë  serbo-boshnjakë të tjerë, Mladen Grurjicic ka zgjedhur ta injorojë ceremoninë. Ai mohon ndodhinë e genocidit gjatë luftës. Ndërkohë, të tjera teori të besuara nga serbët dhe të ushqyera prej medias dhe politikanëve pretendojnë se shkalla e krimeve ka qenë shumë më e ulët apo se varreza ku prehen mbi 6600 viktima mban trupa njerëzish që nuk kanë kurrfarë lidhjeje me vetë Srebrenicën, e cila ra në duart e serbëve më 1995 pas një lufte tre vjeçare.

Mohimi i Srebrenicës mbetet një nga trashëgimitë e shëmtuara të luftës qysh kur drejtuesit serbo-boshnjakë të vendit, pak muaj pas masakrës arritën të nxirrnin viktimat nga varret masive për t’i vendosur në disa të tjerë më të vegjël në përpjekje për të fshehur të vërtetën. Ashtu si mohimi i Holokaustit apo kundërshtimi i genocidit armen të vitit 1915 nga Turqia, edhe ky mohim është i dëmshëm së pari për imazhin e vetë serbëve.

Gjykata e krimeve të luftës së Jugosllavisë në Hagë ka dënuar kriminelët e luftës së Srebrenicës duke cilësuar se kjo masakër është i vetmi akt genocidi i kryer në Ballkan pas ndarjes së Jugosllavisë. Chuck Sudetic, ish-hetues i krimeve të luftës shprehet se është e pabesueshme sasia e informacionit të mbledhur me gjasë më të detajuara se çdo krim lufte i mëparshëm. Çdo urdhër është i dokumentuar dhe ne njohim thuajse “çdo minutë” të atyre ditëve, thotë ai.

Në 2004-ën, presidenti serb i Bosnjes pranoi atë çfarë kish ndodhur, duke kërkuar falje. Por, nga ajo kohë, drejtues serbë si nga Bosnja ashtu edhe nga Serbia kanë bërë hapa pas në këtë drejtim. Milorad Dodik, përfaqësuesi serb në presidencën prej tri personash të Bosnjes thotë se genocide ka qenë një “mit i fabrikuar.” Zyrtarë të qeverisë në Serbi pranojnë se kanë ndodhur krime, por mohojnë mundësinë e një genocide.

Sipas Marija Ristic, anëtare e BIRN, kudo në ish-Jugosllavi konfliktet e viteve ’90-të ua kanë lënë vendin “luftërave të kujtesës.” Serbët nuk pranojnë të etiketohen si shkaktarë të genocidit të Srebrenicës, pasi “në Ballkan të gjithë duan të shfaqen si viktimat më të mëdha.”

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, gjermanët u përballën gradualisht me tmerrin e Holokaustit, por një process i ngjashëm nuk ka ndodhur ende në Ballkan. Eric Gordy, sociology thotë se nga mesi i viteve ’60-të, shumica e gjermanëve që nuk do ta pranonin të shkuarën kishin vdekur tashmë ose qenë tërhequr nga jeta publike. Ndërkohë, në Ballkan të njëjtët njerëz janë në pushtet ose në garë për ta fituar atë.

Një argument i njohur tashmë pretendon se të gjithë ata që morën pjesë në luftë u përfshinë në krime lufte. Në Bratunac, jo larg Srebrenicës, serbo-boshnjakët kujtojnë viktimat e tyre, ndonëse shumica kanë qenë ushtarë të rënë në betejë e jo civilë. Përpjekjet për të mohuar apo edhe zvogëluar krimet e Srebrenicës vetëm ushqejnë mëritë e vjetra. Emir Suljagic, drejtues i qendrës përkujtimore të Srebrenicës shprehet se “kultura e mohimit…hedh themelet për genocide në të ardhmen.” Ai iu kërkon boshnjakëve të mos harrojnë kurrë se  “si do të jetë fati i tyre nëse në të ardhmen tregohen aq të dobët sa ishin në Korrik të 1995.”

Marrë nga “The Economist”

1 komente në “Genocidi i mohuar, 25 vjet më pas: Masakra e muslimanëve të Bosnjes vijon të mohohet nga serbët”

  1. Edk says:

    Jo vetem serbet por edhe PALIKARET mohojne genocidin cam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje