Isa Mustafa infektohet me koronavirus

10 Korrik 2020, 14:33Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se është infektuar me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tregoi simptomat që ka dhe u bëri thirrje qytetarët që të kenë “kujdes maksimal” nga koronavirusi.

“Të nderuar miq. sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.

Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.

Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, tha Mustafa.

Përveç tij, disa figura të tjera politike kanë njoftuar se janë infektuar me koronavirus, përfshirë edhe disa deputetë nga LDK-ja dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Që prej 13 marsit kur janë paraqitur rastet e para e deri më 9 korrik, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 4,307 raste me koronavirus. Prej tyre, 94 kanë vdekur dhe 2,095 janë shëruar.

2 komente në “Isa Mustafa infektohet me koronavirus”

  1. Lm says:

    Po ngordhi ky Isa ,shpenzimet e vorrimit e paguan familja ime me shume deshire…r

  2. Tony says:

    Hajt per te mira!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje