Afrim Krasniqi: Rama ka pasur një bisedë të tensionuar me ndërkombëtarët, nuk shkoi mirë

11 Korrik 2020, 11:24Politika TEMA

Qetësia politike u prish. Nëse nuk ka qenë një qetësi e rreme, atëherë mund të themi se vërtetë kemi hyrë në pikën më të nxehtë të verës politike. Ishte pikërisht vendimi i mazhorancës për të hequr koalicionet nga votimi i 23 korrikut për kodin ajo që solli edhe furtunën që pasoi menjëherë nga kampi demokrat. Për këto zhvillimet të fundit politike foli në A2 analisti Afrim Krasniqi.

“PS ka shijuar pushtetin e vetme, por në zgjedhje s’mund të shkojë kështu”

“Ky debat nuk ka lidhje me hapjen apo mbylljen e listave, madje vendimi për të hapur listat në vetvete është vendim pozitiv, por nuk është hapje listash, pasi në momentin që shkon me hapje listash dhe eliminon koalicionet politike është kufizim dhe do të kemi vetëm dy oferta më pas.

Por çfarë ka ndodhur? Jemi në fundin e mandatit të dytë dhe në fundin e fazës ku po debatohet se kush do të marrë drejtimin e vendit. Gjatë kësaj jave kemi parë dy konsultime të rëndësishme, të cilat ishin në kundërshtim me ligjin.

Konsultim në kryeministri me grupin e deputetëve dhe kryetarët e bashkive. Në kundërshtim me ligjin sepse nuk u bënë në selinë e partisë, pavarësisht se ishin për çështje partie. Në këto debate doli dilema që PS është parti e vetme. Ajo e ka shijuar pushtetin deri më sot, por të shkojë e vetme në zgjedhje ka në mënyrë automatike një rënie drastike të shanseve të saj për të fituar një mandat tjetër.

Në këto rrethana, e ka gati të pamundur për të gjetur aleatë. Përplasja e ashpër e detyron atë të krijojë mekanizma të tjerë. Nëse ndalohen koalicionet, PS është parti e parë në Shqipëri që nga viti 1996 dhe i shtohen shanset për fitore”

Krasniqi zbulon bisedën e ndërkombëtarëve me Ramën: Nuk shkoi mirë

“Problemi është më i thellë. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa ngjarje të cilat nuk janë raportuar në media. Një prej këtyre zhvillimeve është një komunikim i ambasadorëve kryesorë perëndimorë me kryeministrin, ku i është bërë shumë e qartë se i gjithë faktori ndërkombëtar në Tiranë është unanim në nevojën për votimin e paketës ligjore e ndryshimeve të 5 qershorit. Debati nuk ka shkuar mirë dhe ne e pamë kalkulimin e debatit në atë çfarë ndodhi në parlamentet.

Mazhoranca u detyrua të negociojë me deputetë të kontrolluar prej saj, për të siguruar numrin e nevojshëm të votave, që ajo praktikisht i ka. Ajo po përdor atë që quhet opozita parlamentare, për të artikuluar këtë skemë elektorale, eliminimin e koalicioneve dhe detyrimin e partive të opozitës për të hyrë në një listë të vetme”.

“Rama ka shkëputur lidhjet e besimit me disa nga ndërkombëtarët në Tiranë”

“Nuk do të ketë përfitim opozita e re nga hapja e listave, e cila ka kërkuar një listë që i jep mundësinë për të konkurruar në nivel kombëtar, por po hapen listat në qarqe, ku shanset për aktorët e tretë janë teorikisht zero. Në këtë rast kemi edhe një deformim të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje dhe e zgjerimit të elementeve që e rrisin pasigurinë në zgjedhje.

Unë parashikoj që një numër shumë i madh subjektesh do të kërkojnë proces gjyqësor për të verifikuar nëse është numëruar mirë vota. Kjo do të ketë një kosto shumë të madhe për Shqipërinë. Ky është një risk shumë i madh për procesin e integrimit. Rama ka vendosur të shkëpus deri diku lidhjet e besimit me një numër aktorësh ndërkombëtarë dhe t’i qëndrojë besnik nevojës së tij dhe synimit të tij personal për një mandat të tretë politik”.

“Heqja e koalicioneve zhduk partitë e vogla të të dyja palëve”

“Kryeministri i ka të gjithë elementët për të gjetur një kompromis në këtë pikë, ka edhe përgjegjësinë publike për ta zgjedhur, ka të drejtën politike, por edhe legjitimitetin për ta bërë këtë gjë. Kërcënimi i sotëm mund të merret edhe si një lloj testimi i aktorëve politik, opinionit publik dhe i faktorit ndërkombëtar. Do të jetë shumë e vështirë për ta bërë, pasi janë një numër i pafund detajesh që do të vështirësojnë këtë eksperiment të ri, të cilin Shqipëria e ka provuar në vitin 2001.

Për memorie të qytetarëve, në listën e PS të futen edhe individët e partive aleate të Partisë Socialiste dhe në listën e PD të hyjnë të gjithë individët e partive aleate, duke krijuar një listë të përbashkët dhe qytetarët të zgjedhin midis listës. E dini çfarë do të ndodhë? Militantët e PS do të votojnë për kandidatët e PS në listë, ata të PD për kandidatët e PD dhe nuk do të ketë parti tjetër politike. Rreth 30% e elektoratit do të ngelet pa përfaqësim”

32 komente në “Afrim Krasniqi: Rama ka pasur një bisedë të tensionuar me ndërkombëtarët, nuk shkoi mirë”

  1. ppa says:

    Analize per te sqaruar nxenesit e shkollave 9-vjecare; e gjithe analiza mbyllet me konkluzionin asgjesues – militantet e PS dhe te PD do votojne per kandidatet e tyre (zbulim i madh), qe perforcohet nga 30 % do mbetet pa perfaqesim ( harron analisti qe pikerisht ky 30% percakton fituesin)!!

  2. Hamdi Jupe says:

    Deputetet jane persona shtetrore. Ata nuk jane partiake. Takimi me kryemnistrin eshte bere per nje ligj, pra jo per nje marreveshje partish. Deputet mund te shkojne ne kryeministri dhe neper ministri sa here te duan si perfaqesues te popllit dhe kjo nuk eshte shkelje.

    1. Cudia says:

      Kur flet edhe ky urithi i Sales qe ishte pjese e ekipit organizator te vjedhjes se votave ne zgjedhjet e 1996… njerez pa piken e personalitetit dhe me probleme ne tru…

    2. Mondi says:

      Jo se ka rendesi ne nje vend ku min rendit akuzohet per trafikant droge apo kryeministri ka ne rresht banditet per ti bere presion atyre pak kokrrave ne administrate qe nuk e votojne por mbledhjet me dep e ps per organizim elektoral nuk mund te behen ne insitucione shtetrore. Aty mund te behen vete takime per pune te shtetit. Por sic thashe ne nje vend me standart me te ulet se zimbabwe te merresh me keto shkelje vetem sa ndihmon ramen.

  3. Lisi says:

    Pse nuk futet edhe BE SI PARTI E TRETE WE TI FITOJ ME SIGURI ZGJEDHHET E PASTAJ HAPTAS TE BEJ CFARE TE DOJ ME kete vend

  4. Sqepari says:

    Cfare mendon analisti Krasniqi per nje referendum mbi listat?

  5. sss says:

    Biseda e tensionuar me nderkombetaret, nuk eshte asgje krahasuar me sharjet e PD ndaj ambasadorve dhe drejtuesve te BE dhe perfaqesuesve te SHBA; fundja, dalja e paprecedente dhe e shemtuar e opozites nga sistemi, nuk mund te zevendesohet me marrjen e pushtetit ne tavoline; duket se PD eshte ne rrugen pa kthim (dalje perfundmtare nga sistemi); aleatet LSI e te tjeret, do shikojne pune e tyre , madje do mundohen te perfitojne sic perfituan pas marrveshjes se 17 majit.

  6. ANALISTI says:

    Po pastaj,o analist i oborreve,c-fare ndodh n.q.f-se zhduken partite e vogla,cfare ndodh,a ke ndonje ststistike ti se cfare vlere kane keto partite e vogla,sa antare kane,ke kane nen kryetar,sekretar e me the te thashe,qe te kete demokraci duhet te votohesh,qe te votohesh duhet te kesh mbeshtetje ne popull,qe te kesh mbeshtetje ne popull,duhet te kesh perfaqsues te denje,duhet te mbash premtimet ne qeverisje,qe te rivotohesh duhet te keshe ba pune,po qe te pretendosh qeverisje nga p.d dhe lsi-ja e ca rrumpallhane te tjere,qe dihet se cfare kane ba ne kete vend eshte miopi,me vote mik,jo me makinacione,vlera e votes te jete njelloj per te gjithe,jo njeri del deputet me 4000 vota dhe tjetri me 15000 ,kush ka bythe te konkuroje tek e tek,pastaj te baj kualicion me ke te doje,po jo me tall trapin,me nje deputet te mare cerekun e qeverise

  7. Z says:

    Afrim Krasniqi?! Nderkombetaret?! jane “terhiqe po mos e keput”! Nderkombetaret duan te ruajne vendin e tyre te punes! Stabiliteti eshte ne qender te punes se tyre! Ata duan nje “yes” man!Sepse ky vend i Shqiponjave me shqiptare me “gjak shqiptari” dhe “trima’, “nacionaliste”, spiune dhe te shitur eshte nje vend i paparashikuar! Lufta midis vedit e ben kete vend tmerresisht te tmerrshem! Jepuni nga nje kocke te gjitheve dhe do te heshtin!

  8. Opozita shpresoj ti bien koqet Demit... says:

    Sa po e deshironi nje tension te Rames me ambasadoret!!!!! Ngaqe nuk fitojne dot me merite shpresojne te bjeri vete.

  9. Kapterri says:

    Ja ke fut kot o ti. Nuk duhet të jetë detyrim asnjë koalicion parazgjedhor. Pas rezultateve partitë të ulen në tavolinë dhe të gjejnë partnerët që ju përshtaten dhe krijojnë shumicën për të qeverisur.

  10. Agron says:

    Z. krasniqi sipas gjukimit tuaj kjo nderhyrje në kod nga ana e mazhorancës dhe opozitës parlamentare,e cila njëkohësisht përkon në masën mbi 80% dhe me kërkesën e elektoratit na lënka pa përfaqsuar partitë e vogla dhe elektoratin e tyre .
    Po faktin tjetër pse nuk e thoni ju z.krasniqi që këto janë parti që kanë vetëm kryetarë e që mbajnë vulën në xhep për të siguruar karriket e tyre në parlament sa majtas e djathtas.
    Këto të ashtuquajtira parti ligji nuk i pengon të dalin vetëm nën siglën e listën e tyre dhe të bindin elektoratin ti votojë e ta përfaqsojnë me dinjitet e punë.
    Z.krasniqi boll ka eksperimentuar shqipëria me partiçka për kryetarët e jo për shqiptarët.
    Demokracia është votë jo aliazh partiak ku bashkohet komunisti me ballistin vetëm për të qënë dhe kryetari i komunistve dhe ai i ballistve në parlament ose si në rastin e lulit kryetar bashkie ku komunistë e ballistë u bënë bashkë.
    Z.krasniqi z.mediu kryetar i partisë republikane ka 30 vjet në parlament nën siglën e pd çfar ka bërë për abrogimin e ligjit 7501 i cili cënon dhe dëmton drejt për së drejti ish pronarët për të cilët p. republikane pretendon se mbron interesat e tyre,asgjë z.mediu e ka hedhur vallen sipas daulles të pd -së se ajo e ka ulur në karriken e deputetit.
    Pa folur pastaj për parti të tipit noka ,shehi, dule që shkojnë nga fryn era e pushtetit.
    Në përfundim nuk është në detyrim të maxhorances,as të opozitës parlamentare as të mbi80% shqiptarve që të bëjnë me çdo kusht e mjet deputet kryetarët e këtyre partiçkave dhe kryeministër lul bashën nëprmjet kualiconeve të tipit alizh që në fakt nuk bashkohen as në programe dhe as në qëllime nisur nga eloktorati të cilin pretendojnë se përfaqsojnë,se në fakt përfaqsojnë vetëm veten e tyre,siglën dhe vulën.

  11. Popull votues says:

    Mandatin Rames ja jep populli me vote dhe jo keshilla se duhet me pa tjeter te kete rotacion. Ne fakt fillimishte do ishte e udhes qe politikanet ti neneshtroheshin vetingut dhe keshtu populli do te votonte per politikanet e oaster, ndersa per te tjeret vota do ishte per ne burg aty ku prej kohesh e kane vendin dhd jo per tu kandiduar prrseri ne listat e partive. Kjo pritej te thuhej edhe nga ju analistet e jo te shpikni teori e marifete, qe bien ndesh me ligjet e demokracise ku ne asnjd vend te botes nuk ndodh kjo.

  12. qytetar says:

    eh mor….Krasninuk e harrove origjinen

  13. Trap says:

    Ky ku e di apo eshte haker qe pergjon bisedat.

  14. Kali says:

    Krasniq me duket analize e dobet nga ju.Jeni analist i kendshem i zgjuare dhe me llogjike ,por ketu sikur ke rreshkit.Po perse mor Krasniq akoma me parazit do behet parlamenti(Mediu noka etj etj) qe kane 30 vjete qe u jane ngjitur partive kryesore si muti pas kepuce.Boll me parazit majtas dhe djathtas.Secili te mvurret me koqet e tij jo me Dylber.

  15. zara says:

    Vegla e Berishës flet kur ja do interesi. Pa le që drejton institut, paguhet me paratë e tatimpaguesve shqiptarë. Mund të më thoni se c’punë ka bërë ky filozof e analist? Vetëm për demokrati nuk lufton ky.

  16. zymbylja says:

    Aferim ore Afrim

  17. Erl Bregu says:

    Ky eshte Krasniqi, Kras ni qi apo Kar sni sqi? Ky eshte nje cope kar i fishkur pensionisti. Analist ky malok, pedagog ky injorant, studiues ky i pa-lexuar??? Nese shkruan pa pagese eshte ok. Ndryshe nuk vlen nje dyshke.

  18. t.n.t. says:

    Mos duhet qe Opozita Parlamentare te krijoje nje PARTI TE RE dhe te garoje ne zgjedhje?
    Kam dyshimin sepse kohe ka.
    Gjithashtu kjo force e RE politike, duke dale me nje program te zbatueshem, te qarte dhe bindes politik dhe ekonomik, duke listuar edhe te gjithe ata personalitete dhe persona qe do perbejne kryesine e kesaj force te RE qe mund te krijohet, besoj se do jete fillimi i nje zgjidhje qe do marri per mbare ne Shqiperia.
    Populli e kerkon nje gje te tille.

  19. taksapaguesi says:

    Po pastaj nese ngelen 30% e elektoratit pa perfaqesues? Kush jua ka fajin qe votojne per beun apo bajraktarin e fshatit? Apo me keq shesin voten.

    Nuk e keni hallin tek sistemi zgjedhore por si te shpetoni cfare te mundeni nga humbja.. Nga do ta rrotulloni 800 mij plus vota i ka PSa. Ato qe ngelen hani kokat.

  20. Hapni syte o llum says:

    O teveqele
    Dy vagabonde ka pasur shqiptaria
    Enverin dhe Edvinin
    Te dy i vodhen Partite dhe eleminuan ata qe i sollen aty dhe kundershtaret qe ju dolen rruges.
    I pari pa arsim te larte dhe i dyti piktoruc ne saje te te atit anetar i KQ te PPSH dhe nip i spiros anetar i BIROSE. Te dy skizofrene dhe palaco politike.
    E ndriten politiken e brendshme dhe ate te jashtme so njeri si tjetri. Sa per trima i pari beri namin kunder gjermaneve kurse i dyti mposhti armikun me te eger qe ka pare bota duke shkarravitur ne Surrel.
    I pari bente misistre lenken e themien, i dyti besen e cakajn. I pari pretendonte te zevendesonte ZOTIN
    i dyti ja lejon vetes ta thote vete qe eshte me i zoti shqipfoles ne Planet.I pari nxorri motren rrugeve,i dyti gruan. Ama nje dallim e kane i pari biles asnje shtetar shqipfoles nuk TALLTE BYTHEN me miletin siq ben ore e cast ky i gjati.

  21. qytetari says:

    Ne fillimet e tij,si kryetar i rinise se Pd,Krasniqi,u cfaq si nje opozitar simpatik,kundrejt ideologjise te bosit te ndraghetes tropojane,qe po ja merrte frymen deri ne asfiksi, asaj demokracie shqiptare,qe ky vicidolas,e prezantoi me nje demagogji ekstreme dhe te paftyre.
    Dhe ne vite,fatkeqesisht shikojme dhe metamorfozen e Krasniqit,qe tani eshte shnderruar ne nje sozi e bashkefshatareve te kulles se erret.
    Tani i futur ne nje llogore me ta dhe megjithqe posti i drejtorit ne institutin qe ai drejton e detyron qe te kete nje qendrim objektiv dhe te paanshem,ai vazhdon te qelloje pa rreshtur,ne drejtim te gjishtit,qe i tregojne krahinaret e tij te kulles se erret te mesjetes aziatike dhe komunizmit izolues.
    Kesaj i thone te vetvritesh dhe te mos varrosesh,pra nje vetvrasje e ndjere gjate gjithe kohes,nqse brenda Krasniqit vazhdon te pulsoje ndonje ndergjegje e vakur.

  22. blerta says:

    Po ky Afrim Karagjozi nga i merr vesh keto lajme apo ka lidhje me UDB….

  23. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Ta gezosh shtepine e re Afrim !

  24. çuni i faros says:

    Nderkombetaret boll bene pershesh me euro e hajdar ketu
    Mjaft!

  25. iksi says:

    Afrim kesaj here nuk the asgje ja fute kot . Po si mendon ti te futen tana partite 160 parti a sa jane dhe te gjitha futen ne loje per te fituar se paku 1 deputet ata te voglat dhe parlamenti ka 140 deputet dhe keshtu sipas teje i bie qe edhe partite e medha socjalistja apo ndonje tjeter i bie te marrin nga nje deputet edhe keto . Si vend i vogel qe jemi ne na duhen 3 parti te tjerat duhet me i nxjerr ne pension se disa partive as emrat nuk jua dime e qendrojne kot ne letra se as elektorat nuk kane . Ja ti tek ke edhe disa parti te quajtura parlamentare qe fusin vetem vehten e tyre deputet dhe jo nga partite e tyre por futen nga listat e P.D se qe i hane rriskun nje kandidati taman demokrat sepse i kan rregullu punet per te qene mire me Bashen dhe te behen po keto kryetare partishe prap deputet . Une nuk di si i lejojne keto njerezit e partise demokratike te kandidojne nen siglen e saj , atehere te shkrihen me partine demokratike mos te kene emra parti republikane agrare demokristjane dhe ajo e Dulaqit qe le name ne fushe te druve , here me partine socjaliste here me demokratiken si L.S. I ja . Prandaj o Krasniq duhet me dal te vetme ne zgjedhje dhe kush e kalon pragun 5% te qendroje kush nuk e kalon te dalin ne pension dhe te fshihen nga faqa e dheut se kot rrine vetem per te rjep popullin per te mbijetuar ose duke ju shtrire doren te huajve per financim dhe duke u sherbyer atyre .

  26. babela says:

    Ti, zoti Krasniqi, si fallxhor i Sali Berishes, ne qe te dime se ç’burre je, pavaresisht se si paraqitesh ne fotografine tende, gjoja nje demokrat i lare me ujrat e pista te Saliut, mos thur me intriga se ju ose nuk doni ose nuk dini te reagoni edhe pas kaq vjetesh. jeni bere te padurueshem qe nga Mehmet Elez qeni e deri tek i biri Saliut. te gjithe jeni per ne koshin e covidit. Dhe ajo dite do vije qe do renkoni e nuk u jep me njeri sherbimin, veçse drejte tokes. E kemi paguar shume nga ju bastarde.

  27. urithi says:

    Ky urithi i Sali Berishes i di te gjitha se punon ne zyren e Edi Rames.

  28. Kozmos says:

    PO ATO DY PARTI KANE QENE GJITHMON ,TE VOGLAT JANE SA PER TE MBUSHUR XHEPAT . CFARE ALTERNATIVE TJETER KA PD , REPUBLIKANEN ???? HAHAHA , APO AGRAREN ???!!!!!!!!!!

  29. Ladi says:

    Ky krasniqi per politiken – item si tan hoxha per bandat…
    Sikur i ka pjell nji non!!
    Bojn sikur i dine te gjitha…

  30. Likja says:

    po masturbohen anal-istet…duke par enderra me sy hapur e imagjinime..se rama po humb.se rama po shkon keq me nderkombetaret…se se e se…vk….ne zgjedhjet e ardheshme do ju mbyllet halja nje her e mire….dhe do fitojn shqiptaret…dhe ju hale te qelbura.do rrini rehat per nja 4 vjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje