Laçi forcë e tretë në Superiore, mposht dhe ekipin e Luftëtarit!

11 Korrik 2020, 19:50Sport TEMA

Tre gola për tre pikët e radhës: Laçi mposht me rezultatin 3-1 ekipin e Luftëtarit në Kurbin. Bardhezinjtë e Cungut shënuan vetëm një gol, pasi miqtë ishin shumë të pafat në këtë sfidë dhe u ndëshkuan nga dy autogola.

Që në minutën e dytë të sfidës, mbrojtësi i Luftëtarit Kuka shënon autogol. Xhixha kroson bukur nga e majta, në kërkim të Nwabueze. Sulmuesi nuk e devijon dot topin, që përplaset në këmbën e Kukës dhe mposht portierin Basha.

Në minutën e 40-të, Xhixha do të arrinte të shënonte, për të dyfishuar rezultatin për Laçin. Goli i 11-të për sulmuesin kurbinas në Superiore, duke treguar se është një ndër më të mirët.

Në minutat e fundit, ekipi mik do të shënonte një gol nderi. Në të 85-ën, Memetllari do të shënonte me penallti. Laçi merr tri pikët e radhës, duke u ngjitur në kuotën e 55 pikëve dhe në vend të tretë..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje