VIDEO: Reali merr fitoren e tetë radhazi, por Gareth Bale tërbon tifozët

11 Korrik 2020, 11:37Sport TEMA

Reali i Madridit vrapon drejt titullit kampion, pasi mbrëmjen e sotme mposhti me rezultatin 2-0 Deportivo Alavesin, duke regjistruar fitoren e tetë radhazi, në po kaq ndeshje të zhvilluara që prej rifillimit të kampionatit. Sigurisht një sukses i tillë ka kënaqur trajnerin e skuadrës Zinedine Zidane, por jo Gareth Bale.

Ky i fundit e gjen mënyrën për të treguar se nuk është i interesuar për madrilenët. Këtë herë nuk është larguar me makinë për të shmangur disa minuta nga takimi me Alaveshin, por maskën e mbrojtjes e ka përdorur për të dremitur pak gjatë takimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje