Kërcënohet me tritol familja e 17-vjeçares nga Fushë Kruja e cila denoncoi se ishte shfrytëzuar seksualisht nga 6 persona, 4 prej të cilëve tashmë të arrestuar, ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Pak pas mesnate nëna e adoleshentes gjeti para derës së shtëpisë në periferi të Fushë Krujës një pako me tritol.
Fatmirësisht lënda plasëse ajo nuk ka plasur.
E zonja e shtëpisë ka njoftuar menjëherë policinë.
Në banesë mbërritën forcat xheniere të cilët bënë të mundur çaktivizimin e tritolit.
Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi 8 mujor.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike.
Madje ata kanë kanë nxitur për përdorimin e drogës edhe 17-vjeçaren dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht.
Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë.
Ndërsa në kërkim janë shpallur; A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.
Sa keqe per nje familje,qe duhet te perballohet me nje Problem te tille.
Dokto Mortja rrihte gjoksin dikur, se ai me 200 apo 300 djem nga Fush Kruja mund ta permbyst Ramen,gjithmne n.q.s. nuk gabohem per numri dhe vendin,por kontekstit si heq as edhe nje presje.
Mos ishim mire ,kur ishim keq?
Kam frike,se po ti vinim ne kandar,vuajtjet ne periudhen komuniste ,me keto ne demo-karti Kandari do peshonte nga demo-kartia.
Ajo kohe,mos arthte kurre,pooooor n.q.s.kjo quhet demokraci,atehere te dh…fsha mu ne demokraci