INTERVISTA/ Sormani: Nuk pranova të stërvisja lojtarët pa ardhur përgjigja e testit. Për ata ishte gjithçka normale

13 Korrik 2020, 17:14Sport TEMA

Adolfo Sormani tashmë zyrtarisht nuk është më trajneri i Partizanit, teksa palët u ndalnë pas vendimit të trajnerit për të mos drejtuar skuadrën në derbin ndaj Tiranës, duke qenë se në ekipin e kuq pesë futbollistë rezultuan pozitivë me COVID-19. Së fundmi, Sormani ka dhënë një intervistë për “TMW”, ku sqaron atë se çfarë ka ndodhur me skuadrën në ditët kur u mësuan rastet e koronavirusit, ndërsa thekson se atë nuk e kanë shkarkuar, por është larguar me konsensus.

-Mund të na tregoni motivet e largimit nga Partizani?

“Situata është e thjeshtë, kemi pasur një ndarje konsensuale dhe nuk ka bëhet fjalë për shkarkim. Arsyet janë të thjeshta, në pikëpamjen time dhe nuk ishin kushtet e duhura për të garantuar sigurinë. Nuk po flas vetëm për sigurinë time dhe të bashkëpunëtorëve të mi, është një diskutim i përgjithshëm që shqetëson të gjithë njerëzit e përfshirë apo të lidhur me skuadrën, stërvitjet, ndeshjet”.

-Mund të na thuash se çfarë ka ndodhur në ditët e fundit?  

“Në ditët e fundit dy raste pozitivë me COVID-19 u zbuluan. Për këtë arsye i kërkova shoqërisë që sa më shpejt të bënte tamponët për të gjithë, para se të ktheheshim në stërvitje. Të enjten më datë nëntë, rezultatet ende nuk kishin dalë, por klubi na kërkoi të stërviteshim për ndeshjen e ditës tjetër ndaj Tiranës. Unë thashë jo sepse ishte një situatë që nuk mund të merret lehtësisht. Moralisht dhe nga ana etike nuk mund të merrja përsipër këtë përgjegjësi mbi skuadrën. Lojtarët, gjithsesi u stërvitën, por tamponët vetëm më vonë treguan se në skuadër ishin edhe tre të tjerë pozitivë, përfshirë edhe motrën e njërit prej futbollistëve”.

-Dhe, si u sollët ju?

“Për mua ishte e qartë se ajo situatë nuk ishte e përshtatshme. Në disa raste sporti vjen i dyti. Kur futbollistët e parë dolën pozitivë, fola me një virology Italian dhe ai më tha se duhej të ndaleshim menjëherë. Unë u vetëizolova prej datës tetë, por askush nuk ma imponoi. Për mua, nuk ishin kushtet për t’u stërvitur, imagjinoni pastaj për të luajtur një ndeshje”.

-Një vision krejt i ndryshëm nga ai i shoqërisë?

“Për ata ishte gjithçka normale. E pavarësisht gjithçkaje erdhi edhe miratimi nga ana e Federatës për të luajtur. Për mua nuk është kështu, edhe siç thashë jo gjithmonë sporti vjen i pari, vjen edhe pas etikës duke qenë duhet menduar për të gjithë grupin e njerëzve që lidhen me skuadrën”.

-Si arritëm më pas te lamtumira?

“Thashë që nuk do ta përgatisja ndeshjen, thashë që nuk do të çoja shumë njerëz në rrezik. Detyra e trajnerit në të tilla raste shkon edhe përtej fushës. Prej atij moment u ulëm me klubin dhe e zgjidhëm kontratën konsensualisht. Nuk kisha interes të shkoja në luftë me klubin, kështu që zgjodhëm një ndarje miqësore”, u shpreh Sormani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje