Vëllai i mbrojtësit të Tottenhamit, Serge Aurier, është qëlluar për vdekje sot në 5 të mëngjesit, raporton “The Sun’.
Ngjarja ka ndodhur në Toulouse të Francës, ndërsa autori ende është në arrati.
Banorët kanë njoftuar policinë pasi e kanë gjetur Christopherin 26-vjeçar të shtrirë përtokë.
Mësohet se vëllai i Aurierit është qëlluar në stomak, ndërsa autori ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Për momentin nuk dihen ende arsyet e krimit të rëndë.