Barçës i mjafton Vidal ndaj Valladolid, kthehet një pikë larg Real-it

11 Korrik 2020, 21:41Sport TEMA

Barcelona ka mundur 1-0 Valldolid në javën e 36-të të La Liga-s dhe është kthyer të jetë vetëm një pikë larg Real Madrid kryesues, që do të luajë pas dy ditësh ndaj Granada-s.

Sfida e zhvilluar në Estadio Jose Zorrilla është vendosur nga një gol i Arturo Vidal në minutën e 15-të.

Kiliani është lojtar me përqindjen (34.8%)  më të mirë realizuese në këtë La Liga (me të paktën 20 gjuajtje të bëra).

Asisti është dhënë nga Leo Messi, i cili është bërë lojtari i parë që arrin në 20 asiste në një sezon të La Liga-s pas Xavi-t në sezonin 2008/09.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje