Koronavirusi, OBSH: Shumë shtete po shkojnë në drejtim të gabuar, do të bëhet keq e më keq

13 Korrik 2020, 22:30Sociale TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se kriza me Covid-19 mund të shkojë keq e më keq. Kreu i saj, Tedros Adhanom Gebrejesus, kritikoi vende të shumta të botës, duke thënë se po shkojnë në drejtim të gabuar.

“Dua të jem i hapur, shumë vende po shkojnë në drejtim të gabuar.

Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe njerëzve nuk e reflektojnë këtë.

Synimi i vetëm i virusit është të gjejë njerëz dhe t’i infektojë.

Mesazhe të ndryshme nga liderët po minojnë përbërësin kryesor të kundërpërgjigjes, besimin.

Nëse qeveritë nuk komunikojnë qartësisht me qytetarët e tyre dhe të ndërmarrin një strategji gjithëpërfshirëse të fokusuar në frenimin e përhapjes dhe në shpëtimin e jetëve, nëse popullata nuk ndjek principet bazike të shëndetit publik si distancimi fizik, larja e duarve, mbajtja e maskës, etika e kollitjes dhe qëndrimi në shtëpi, nëse është i sëmurë, pra nëse sjelljet bazike nuk ndiqen, kjo pandemi do të shkojë vetëm në një drejtim.

Do të bëhet keq e më keq”, tha kreu i OBSH-së.

1 komente në “Koronavirusi, OBSH: Shumë shtete po shkojnë në drejtim të gabuar, do të bëhet keq e më keq”

  1. jon says:

    ik o trap, te gjithe 3 dime qe bill gate nuk po i shkojne punet mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje