Maqedonia e Veriut: 88 raste të reja me COVID-19 dhe 3 humbje jete në vetëm 24 orë

13 Korrik 2020, 16:16Rajoni TEMA

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 88 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 8.197 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 3 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 385.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 78.133 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 973 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 4.326, ndërsa numri i rasteve aktive 3.486.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje