Shqipëria fiton arbitrazhin për 3 vendburimet e naftës, GBC Oil duhet të paguajë 15 milion USD

13 Korrik 2020, 19:21Politika TEMA

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit të ICC me qendër në Paris ka dhënë të enjtën e javës së kaluar vendim përfundimtar në favor të shtetit shqiptar në përballjen me kompaninë koncesionare GBC OIL Company LTD.

Kompania e regjistruar në ishujt Cayman (ish-shoqëria Stream Oil& Gas) pretendonte një dëmshpërblim dhe fitim të munguar nga shteti shqiptar në vlerën e 113,372,000 USD për prishjen e marrëveshjeve që kjo shoqëri kishte me Albpetrol për vendburmet Gorisht – Kocul; Cakran-Mollaj dhe Ballsh-Hekal.

Gjykata e Arbitrazhit në vendimin final i ka refuzuar pretendimet e GBC Oil & Gas për dëmshpërblim dhe fitim të munguar, duke i konsideruar kështu veprimet e ndjekura nga Albpetrol dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë të drejta për prishjen e marrëveshjeve hidrokarbure për këto tre vendburime.

Nga ana tjeter, AKBN dhe MIE do të duhet ta kompesojnë shoqërinë për efektet negative të rentës minerare për një vlerë prej 12.5 milion USD. Këto janë para të cilat kompania ja ka derdhur shtetit shqiptar gjatë viteve 2008-2016 përmes administratës tatimore si rentë minerare.

Pavarësisht kësaj, paralelisht GBC Oil & Gas i detyrohet kompanisë shtetërore Albpetrol një shumë prej 27 milion USD si borxhe të papaguara, fakt i cili qëndronte në thelbin e shkaqeve që detyruan shtetin shqiptar të prishte marrëveshjet hidrokarbure me kompaninë dhe që u konstatua veprim i drejtë nga arbitrazhi.

Për shumën 27 milion USD, Albpetrol ka në fuqi prej kohësh edhe titujt ekzekutiv. Kostot administrative të arbitrazhit janë ndarë mes palëve ku 60% e paguan koncesionari dhe 40% pala shqiptare. Në konkluzion edhe të procesit të arbitrazhit, tashmë GBC Oil and Gas do të duhet të derdhë në arkën e shtetit shqiptar një shumë prej 15 milion USD.

Po cila është historia e këtyre vendburimeve dhe shkaku i përplasjes me shtetin shqiptar? Marrëveshjet për 3 vendburimet objekt gjykimi nga arbitrazhi janë miratuar nga qeveria “Berisha” në vitin 2007 kur ju dhanë shoqërisë “Stream Oil and Gas ltd” me qendër në ishujt Cayman.

Më pas, aksionet e “Stream Oil and Gas” kaluan në disa duar deri sa në fillim të vitit 2016 përfunduan tek GBC Oil and Gas në pronësi të shtetasit Naim Kasa.

Ky person kishte marrë po nga qeveria Berisha edhe 9 marrëveshje të tjera hidrokarbure përmes shoqërisë “Phoenix Petroleum” në muajt e fundit përpara rotacionit të pushtetit në vitin 2013.

Gjatë vitit 2016, Albpetrol nisi procedurën për prishjen e 3 marrëveshjeve hidrokarbure të shoqërisë “Stream Oil and Gas” për shkak të detyrimeve prej rreth 27 milion USD që “Stream” kishte krijuar ndaj shtetit shqiptar kryesisht gjatë periudhës 2011-2013.

Kjo procedurë e përcaktuar në Marrëveshjen Hidrokarbure i jepte një mundësi të fundit shoqërisë Stream Oil për të shlyer detyrimet e prapambetura. Pas dështimit të rradhës të shoqërisë koncesionare për të shlyer detyrimet, ministri i atëhershëm i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri autorizoi në Janar të vitit 2017 rikthimin e këtyre vendburimeve në administrimin e shtetit përmes Albpetrol.

Shoqëria GBC Oil aksionere e shoqërisë “Stream Oil”, e pakënaqur me këtë vendim inicioi një procedurë arbitrazhi në Mars 2017. Procesi u zhvillua gjatë viteve 2018-2019 në Paris ku u thirrën si dëshmimtarë Endri Puka drejtor i Albpetrol në momentin e prishjes së këtyre marrëveshjeve dhe Kreshnik Grezda e Naim Kasa, pronarët e shoqërisë GBC Oil – Stream Oil and Gas.(TemA)

7 komente në “Shqipëria fiton arbitrazhin për 3 vendburimet e naftës, GBC Oil duhet të paguajë 15 milion USD”

  1. ben says:

    Per 110 milione euro qe do mari becheti skishit ndonje lajm?????
    Ne maqedoni Gruevski shkoi ne burg per 600 mije euro, per 110 milione euro dem shqiperise do shkoje njeri ne burg?????

    1. Andi says:

      Ti dhe beketi do merrni ate qe ka Rama midis shaleve.Besoj ju del e ju tepron si madhesi dhe pamje.Aoo nuk vdisni pasi nuk leni rast pa e permend.Flini me foton e manallit te tij poshte jastekut.

    2. SALI kryelopa says:

      Pse nuk pyet Saliun e ‘varfer’ mer tyc?????

  2. Kim-été says:

    Ashtu thuhej dhe me francesco Becchettin, pastaj kërkuan 109 milion euro.Mashtrime gjykatash. Arbitrazhe te tilla vendit i kane kushtuar 3 miliard USD. U ngopëm me drejtesin e tyre.

  3. ABC says:

    15 miljon dollare i prishin ne fundjeve aksioneret e ksaj kompanie or taj. Tallja e rradhes.

  4. Edi Rama says:

    Artikull mashtrues. Arbitrazhi ka vendosur demshperblim per kompanine 12.5 milione dhe keto do i paguajne taksapaguesit shqiptare. Ju kot thoni jo borxhe etj etj, borxhet i merr shteti kur ve sekuestro!

  5. Eksperti says:

    Nga puna shume e mire e stafit drejtues te Albpetrol u arrit qe jo vetem te mos humbnim ne Arbitrazh, por te fitojme dhe pagesen e detyrimeve te GBC ndaj Albpetrol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje