Sulmoi dhe bëri për spital gardianin, merret vendimi i ashpër për Mikel Thanin

13 Korrik 2020, 14:08Kronika TEMA
Sulmoi dhe bëri për spital gardianin, merret vendimi i ashpër

Mikel Thani është vendosur në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë, pasi disa ditë më parë ka sulmuar fizikisht gardianin e burgut në Shkodër.

Në vendimin e Gjykatës së Shkodrës, që Descript.al e disponon thuhet se i burgosuri Mikel Thani, pasi ka monitoruar lëvizjet e gardianit, Gëzim Rahi, dhe sapo ai është afruar ka filluar që ta godasë me grushte.

Kanë qenë forcat e tjera të sigurisë, të cilët kanë ndërhyrë duke bërë të mundur që Mikel Thani të neutralizohej, ndërsa gardiani është dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Si pasojë e goditjeve të shumta që ka marrë gardiani, ai ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e ballit, syve si dhe të pjesën e buzës.

Për këtë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ka vendosur që Thani të qëndrojë për 3 muaj në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë.

Vendimi Drejtorit të Burgut, Ismailit, është vlerësuar si i ligjshëm nga Gjykata e Shkodrës, duke bërë që tashmë Thani të vendoset në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë për tre muaj.

Kush është Mikel Thani?

Policia bën të ditur se Mikel Thani ka qenë një vit i fejuar me vajzën e familjes Guri, fejesë e cila më pas është prishur. Babai i vajzës në atë kohë, nuk ka pranuar që vajza e tij të vijojë marrëdhënien me Thanin, i cili është edhe person me precedent penal, i dënuar më parë për plagosje.

Thani ka shkuar në shtëpinë e familjes Guri dhe ka debatuar me të zotin e shtëpisë, ngjarje kjo e ndodhur më datë 30.12.2014, rreth orës 21.00, në lagjen Guerile.

Sipas policisë pas debatit mes tyre autori ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar duke lënë të plagosur Vat Gurin, bashkëshorten e tij Gjyste Gjura 45 vjeç dhe mbesën e tyre 12 vjeç.

Pas ngjarjes Mikel Thani është larguar nga banesa pa mundur të kapet nga policia. Mikel Thani është vënë në pranga në Janar të 2015. /Descript.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje