Kupa Shqipërisë: Tirana finalistja e parë, eleminon Bylisin

15 Korrik 2020, 19:31Sport TEMA

Tirana është në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Bardheblutë e Emanuel Egbosë e kanë marrë seriozisht sfidën e kthimit duke mposhtur Bylisin me rezultatin 2-0 falë golave të Muçit dhe Hoxhallarit.

Bardheblutë kanë përmbysur kështu disavantazhin 2-1 në ndeshjen e parë, duke siguruar kështu biletën për në finalen e trofeut të dytë më të rëndësishëm në Shqipëri.

Kryeqytetasit do të presin tani me qetësi, skuadrën finaliste e cila do të dalë nga çifti mes Teutës dhe Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje