FOTOT/ Disa deputetë nuk vendosin maska, Ruçi i “tërheq veshin”: Po përcillni mesazhin që ne ligjet i bëjmë për qytetarët e jo për vete

16 Korrik 2020, 10:37Politika TEMA
FOTOT/ Disa deputetë nuk vendosin maska, Ruçi i “tërheq

Teksa ministria e Shëndetësisë mori vendimin për të bërë të detyrueshme vendosjen e maskave në ambjentet e mbyllura, duket se ligjvënësit shqiptarë nuk e kanë marrë aq seriozisht këtë vendim.

Për këtë arsye kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi nga deputetët e Kuvendit që kishin ardhur pa maskë, ta vendosnin atë.

“Duhet të jemi ne të parët shëmbëlltyra e zbatimit të të gjtha masave e protokollit. S’ka vend për të neglizhuar ne të parët, e të kërkojmë nga zgjedhësit tanë, do kërkoja që ju e kushdo tjetër që është pa maskë në sallë, të vendosë maskë.

E dyta, kjo që po bëjmë ne s’është as më shumë e as më pak ajo që bën bota, gjithë parlamentet e botës demokratike.

E keni parë që dhe krerët e shteteve më të fuqishme të botës takohen e bisedojnë online.

Sa i përket kësaj, funksionimi i mbledhjeve të komisioneve të parlamentit ka qenë më transparent e produktiv edhe sikur të ishim në situatë të zakonshme.

Nëse ju si nismëtarë të ndryshimeve kushtetuese, i paragjykoni atio vaj halli cfarë do thonë ata që na dëgjojnë.

Kur flisni, unë s’mund të shkel aktet normative që janë vendosur e të rrezikoj jetët e deputetëve e para dhe e dyta përmes këtij shembulli të keq të deputetëve të përcjell mesazhin që ne ligjet i bëjmë për qytetarët e jo për vete”– tha Ruçi. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje