Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligjet që lidhen me paketën penitenciare të hartuar nën kujdesin e ekspertëve të caktuar nga ambasada Britanike.
Ligjet:
1) Ligjin nr. 78/2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës”
Ky Shërbim ka marrë tashmë vëmendjen e nevojshme nga ligjvënësi, duke normuar në nivel ligji veprimtarinë e Institucionit të Shërbimit të Provës që duhet të forcojë kapacitetet e tij dhe të kontribuojë në mbrojtjen e interesit publik përmes zbatimit transparent të programeve që synojnë:
– rehabilitimin dhe riintegrimin shoqëror të personave nën mbikqyrje,
– parandalimin e veprave penale dhe uljen e rrezikut të përsëritjes së tyre.
2) Ligjin nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”
Ky ligj ka plotësuar rregullat dhe procedurat për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve penale, duke i unifikuar ato, në raport me amendimet e vazhdueshme që kishte pësuar ligji ndër vite, si dhe duke e përshtatur me ndryshimet ligjore, veçanërisht pas hyrjes në fuqi të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Gjithashtu, rishikimi i afateve për përshpejtimin e procedurave të ekzekutimit të vendimeve penale dhe veçanërisht saktësimi i mënyrës së ekzekutimit të masave mjekësore, nëse do të zbatohen në mënyrë korrekte dhe transparente, do të ndihmojnë në mbrojtjen e shtuar të të drejtave dhe lirive të njeriut.
3)Ligjin nr. 80/2020 “Për Policinë e Burgjeve”.
Ky ligj, si një përpjekje për përmirësimin e trajtimit financiar dhe të kushteve të punës së punonjësve të Policisë së Burgjeve, duhet mbështetur, edhe pse kjo përpjekje është ende larg asaj që duhet t’u garantojë shteti kësaj kategorie profesionistësh që deri më sot kanë ushtruar funksionin në kushte tejet të vështira dhe pa gëzuar statusin e merituar.
4)Ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”
Garantimi i kushteve për trajtimin me dinjitet të të paraburgosurve dhe të dënuarve me burgim, parashikimi i rregullave që synojnë respektimin e të drejtave dhe të lirive themelore të tyre, me synimin kryesor rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri, është një nismë që mbështetet. Por i njëjti kujdes duhet treguar në procesin e rishikimit të akteve nënligjore që do të pasojë hyrja në fuqi dhe nisja e zbatimit të këtij ligji.
Like djali,me duket se po e ndjen lakun qe po shtrengohet.
Pika e pare qe me beri pershtypje ishte marja ne konsiderate e mendimit te eksperteve britanik,
une gjithmone duke u nisur nga fjalet e tua kujtoja se ne nuk ishim Republike Ambasadoriale.
Like,ti harron ca ke ngrene per dreke po te pyesesh ne darke.
Po e kisha fjalen per pikat 3 dhe 4.
Rritje rrogash per gardianet?
Ne princip shume die e mire,po kam frike se mos po ja ndjell vetes burgun.
Edhe per trajtimin e ta burgosurve po mendon,bravo.
Ndoshta nuk te ben keq 600 gram buke ne dite,ske me nevoje per diete.
PS. Per machen mos ki merake,kujdeset Monika