Zgjedhorja, Murrizi: Rama bën teatër me Bashën, 5 qershori si letër dashurie. Të hapim listat

16 Korrik 2020, 13:21Politika TEMA

Deputeti demokrat Myslim Murrizi akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së për pazare për marrëveshjen e 5 qershorit.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Murrizi tha se me ironi nuk do e prishin marrëveshjen e 5 qershorit se është si letër dashurie me Bashës dhe Ramës.

Më tej Murrizi nuk ka hequr dorë nga kërkesa e opozitës për hapjen e listave.

“Unë besoj që teatër keni bërë së bashku. Nuk e prish 5 qershorin. Nuk kërkoj ta prishësh se është si letër dashurie. Ta fusësh në kornizë, ta mbash në zyrë. 

Me ne i qëndron marrëveshjes siç qenka e drejtë dhe e kërkojnë shqiptarë, me Lulin për t’i bërë qejfin mes të drejtës dhe qejfit, e drejta ka një mënyrë, qejfin mund t’ia bësh si ta ketë qejfin ai, ka 101 mënyrë. E drejtë që falë kolegëve opozitarë, pa përjashtim.

Nënshkruan më 5 qershor një paçavure letër që duan ta shesin si zgjidhje. Listat e hapura nuk kanë qenë kërkesë e jona por e qytetarëve shqiptarë në 3 zgjedhje.

Ju thoni do ta mbrojmë gjininë femërore, zonjat, po të jetë ky qëllimi më lejoni të them i nderuar Rama që për 8 muaj do jemi në zgjedhje, nëse gardiani do miratojë zgjedhjet në shtator pas ndryshimeve kushtetuese”- deklaroi Murrizi. (TemA)

 

2 komente në “Zgjedhorja, Murrizi: Rama bën teatër me Bashën, 5 qershori si letër dashurie. Të hapim listat”

  1. Zigur Qarri says:

    E ke gabim Murriz.
    Kur u pyet Rama dje nga gazetaret nese i ben gje Lulushkes kur mbyllesh me te ne dhome ai u pergjigj: “Jo, nuk i kam bere gje deri tani”

  2. Ton says:

    U bere leve transmesioni o Murriz..do te mbahet mend emri per vendosjen e vizave….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje