Rudina Hajdari: Listat duhet të hapen 100%, të gjithë të na mbështesin në këtë betejë

16 Korrik 2020, 12:34Politika TEMA

Deputetja demokrate Rudina Hajdari kërkoi sot në Kuvend hapjen 100% të listave dhe jo 2/3 sikur u miratua në komisionin e ligjeve dhe të legjislacionit.

Gjatë fjalës që mbajti në parlament Hajdari tha se hapja e lista nuk duhet të ndodhë në mënyrë fiktive.

“Tani është momenti që të gjithë të na mbështesin në këtë betejë, hapjen e listave, që do të thellonte demokracinë në shtetin shqiptar.

Kam besim te BE-ja, te fryma perëndimore, e aleatëve të Shqipërisë, që në momentin që qëndruam në parlament e përshëndetës dhe tani të dëshmojnë mbështetjen për opozitën parlamentare. Opozita mori një betejë për ta demokratizuar më shumë këtë vend.

Tani janë para dy zgjedhjeve, nëse kjo opozitë nuk ka rëndësi, atëherë ikim të gjithë sillemi si ata që ishin jashtë dhe të mos votojmë asgjë, por nëse në këtë Kuvend kërkohet vota jonë duhet të jemi të vetëdijshëm opozita ka votat e saj dhe nuk ka për ti çuar dëm në interesat e ngushta të disa personave.

Pa luftën e betejën e Rudina Hajdarit, Murrizit, Gjonit, Përmetit dhe shoqërisë civile, unë nuk besoj se kjo betejë do të shkonte deri në këtë pikë.

Unë nuk kam besim te Edi Rama, prandaj kam një thirrje për të, të vijë në Kuvend, të flasë realisht, nëse flasim realisht për hapjen e listave dhe jo fiktive, nëse flasim për hapjen e listave, ti hapim 100% edhe gratë të konkurrojnë. Mos të ndodhë në mënyrë fiktive o do të rreshtoheni për këtë“- tha Hajdari. (TemA)

2 komente në “Rudina Hajdari: Listat duhet të hapen 100%, të gjithë të na mbështesin në këtë betejë”

  1. Kaonia says:

    Pa ik se na cave trapin dhe ti me gjithe keto kerkesa

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Nje gur solid ne themelin e demokracise.
    Bravo,Rudina le te jete ky fillimi inje demokracie te vertete.
    Kush kunder listave te hapura eshte,ai eshte kunder demokracise,
    ai eshte per pazare .
    N.q.s. fillojme jo po nderkombetaret keshtu po CDU-ja ashtu vetem se i largohemi procesit demokratik.
    Meqe ra fjala,mos genjeni per ate deputetin e paguar te CDU-se gjermane,qe nuk flet dote ne emer
    te Partise Demokristiane Gjermane.
    Nuk eshte ne praktiken e kesaj partie te shprehet via Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje