Pse u tërhoq Rama nga shkarkimi i Ilir Metës: Kush humbi dhe kush fitoi?

17 Korrik 2020, 18:15Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Tërheqja thuajse turpëruese e mazhorancës për hetimin e Ilir Metës, është një tregues i qartë dhe i përsëritur i nismave gjysmake dhe të lëna në mes të mazhorancës së Edi Ramës në këto vite.

Pasi Ilir Meta ç’dekretoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat natyrisht mazhoranca nuk lejoi të bllokohen, falë edhe qëndrimit të prerë të SHBA e BE-së, Edi Rama, ka dalë zyrtarisht duke thënë se presidenti ka shkelur kushtetutën dhe Parlamenti do të kërkojë shkarkimin e tij.

Aq i vërtetë u duk ky qëndrim i mazhorancës, sa jo vetëm nisën të përmendeshin emrat e mundshëm për tu zgjedhur në krye të shtetit, por edhe komisioni juridik më prestigjioz në Europë, ai “Demokracia Nëpërmjet Ligjit”, apo siç quhet “Komisioni i Venecias” u ul të hartonte një opinion për këtë çështje.

Një opinion, që pavarësisht se u komentua në mënyra të ndryshme nga palët pati si bazë termin se “presidenti ka tejkaluar kompetencat Kushtetuese”.

Venecia, nga ana tjetër bënte të ditur në opinionin e saj se kjo shkelje nuk është një rast automatik për të shkarkuar kreun e shtetit, pasi në një logjikë normale konfliktet institucionale zgjidhen me vendimin e një institucioni që menaxhojnë këto konflikte e jo me shkarkime që është në vetvete një akt ekstrem.

Megjithatë, Venecia ja linte në dorë Kuvendit për të vepruar. Pasi ligjërisht Parlamenti është sovran për të gjykuar dhe hetuar presidentin e Republikës. Në fund të hetimit, miratohet një raport, i cili përfundimisht shkon në Gjykatën Kushtetuese, e cila ndan shapin nga sheqeri.

Pra, realisht vendimi i Kuvendit është një verdikt politik, pasi një raporti hetimor mbi punën e presidentit. Mazhoranca u investua aq fuqishëm, sa u duk se realisht do të kishim një qëndrim të argumentuar të Kuvendit, i cili në fund të fundit do të shërbente edhe si precedent Kushtetues, që të mos kishim më dekretime e ç’dekretime, sipas konjukturës politike.

Por, me ardhjen e vjeshtës, vendosmëria e mazhorancës u zbut në dëshirë për Pazar dhe kthimin në praktikën e vjetër më jep të jap.

Parlamenti, edhe pse e ngriti komisionin hetimor për hetimin e Presidentit, edhe pse thirri edhe Metën, por edhe institucionet e tjera për të dëshmuar, ka që prej fillimit të vitit dhe shtyn afatin hetimor çdo tre muaj për ta lënë situatën sa më varur të jetë e mundur, për ta përdorur këtë mekanizëm kushtetues si shantazh politik.

Në kulmin e pandemisë, Ilir Meta miratoi ndryshimet në Kodin Penal që u kundërshtuan fuqishëm nga ana e opozitës, çka u sinjalizua edhe si nisja e një afrimi shumë të fortë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

E pikërisht pas kësaj, ambasadorja amerikane Yuri Kim paralajmëroi “një marrëveshje” për të penguar dhe vonuar zbatimin e reformës në drejtësi.

Nuk kaloi shumë kohë dhe armiku i Ilir Metës, Ardian Dvorani u largua nga Gjykata e lartë, e automatikisht edhe nga KED.

Dhe kështu erdhëm pak kohë më parë kur pikërisht në vigjilje të mbylljes së afatit përfundimtar të komisionit hetimir, mazhoranca dhe Meta hynë në një “muaj mjalti” të ri, ku Parlamenti kaloi lehtësisht kandidaturën e presidentit për kryetar të KLSH-së.

Me këtë raport amorf të komisionit parlamentar që bën thirrje për “këshillim” të presidentit, kuptohet qartë se mes Metës dhe Ramës ka një pakt shumë serioz dhe duket me afat të rëndësishëm.

Por cila është natyra e këtij pakti? Juridik e ka të bëjë me reformën në drejtësi, siç shprehu shqetësimin e ambasadorja e SHBA? Apo është një pakt i ri politik mes Partisë Socialiste të Ramës dhe LSI-së së Ilir Metës?

Apo është një lojë e Ramës për të destabilizuar opozitën?  Mund të jetë shumëçka, por Edi Rama ka humbur keqas më këtë zbythje, i ka humbur kauza e fitores së zgjedhjeve të 2017-s. Tashmë Ilir Meta ndjehet komod, duke pritur zgjedhjet e ardhshme se kush do t’i fitojë ato, pasi mandati tij përfundon në 2022-ishin.

 

21 komente në “Pse u tërhoq Rama nga shkarkimi i Ilir Metës: Kush humbi dhe kush fitoi?”

  1. Boston says:

    Ylli Pata ke haruar ne fund te therasesh “Rrofte Ilir Meta”……. Ptuuuu ….Palaco gazetar…..

    1. Drenova says:

      Ilir Meta e ka rrahur si qen Ramen duke e detyruar t’i lepije kepucet,sepse Meta e kercenoi me publikimin e vidiove perveluese!
      Ku shkoi gjithe kjo zallamahi e madhe?
      Keta jane SUNDIMTARET tane,qe kane 30 vjet qe akuzojne Enver Hoxhen per lloj lloj krimesh!
      Eh o popull bageti qe hesht!

  2. Rrumpalla says:

    Edi Rrama bythqir.Kaq I kupton të tëra.

  3. 001 says:

    Humben 800mij votues socialist dhe fitoi likja me 40 hajdutet e vet.

  4. Kalec Dega says:

    Rob kiri Rama, i adhuruari i debilave shqiptare, lol

  5. american16al says:

    Nuk cuditem per kete qe Rama beri, sepse ai eshte nga ata qe fshihet pas brekeve te grave, i peshtire si te gjithe politikanet e tjere shqipetare, sa per kush fitoji?
    Hajduteria dhe humbes si gjithmane Shqiperia.
    Neveri dhe nuk gjej dot fjale per kete bande hajdutesh, kurvash dhe sahanlepires kuesling te politikes Shqipetare.

  6. Qurravec says:

    Edi Rama do ta marre shpejt pergjigjen nga anetaret dhe simpatizantet e partise socialiste.

  7. mergim tari says:

    Ylli Pata
    E lexova shkrimin tuaj, por nuk I jepni pergjigje pyetjes se
    Pse u tërhoq Rama nga shkarkimi i Ilir Metës:
    E ke shkruar vete dhe nuk I pergjigjes asaj ke shkruar ne titull.
    Dhe nese ka dicka qe nuk u shkarkua Meta, marrveshje, martese, krushqi ….. etj…., mbi cfare faktesh e bazoni ju ate qe thoni, apo si shumica e gazetareve, flisni pasi thoni “e degjova ne autobuz. Boll me kete gazetari torollakesh.

  8. katarakti says:

    Edi Rama ose Zhgënjimi i madh. Nuk ka më shpresë. I pavendosur, i pakthjellët, pa vizion. Me një fjalë dështim. Dhe presin njerëzit nga ai drejtësi! Edhe një i droguar do të vepronte më me mënçuri dhe guxim. E keqja eshte se opozita jashtëparlamentare eshte krim dhe blozë. Ndersa brenda PS-se nuk ka asnjë të aftë të marrë timonin. Një ditë të bukur do të veprohet edhe në Shqipëri si kudo: Një herë ju në pushtet, një here ne. Një herë vidhni ju dhe një herë ne! Dhe kjo do quhet demokraci!

  9. ppa says:

    Jo mor Pata, e ke gabim…te mendoja analist vizionar, por je treguar driteshkurter. Skakiera e tashme por sidomos ajo e ardhme, parashikon shume perplasje, dhe me te drejte Rama e PS, do harxhonin energji te kote, nderkohe qe no. 94, vendimi Gj.Kusht .nuk arrihen kollaj.Fundja, per kedo, edhe shkelja nga ana e Metes nuk eshte aq e rende per moralin politik shqiptar. Meta duhet lene te bej lajthitje psikike, si ato ata qe ka bere, derisa mbase del me breke ne bulevard, por edhe per keto ne Shqiperi nuk ka komision mjekesor te cilit ti besohej diagnostikimi, perkundrazi do akuzohej, sidomos nga media, ky komision si i cekuilibruar.

  10. vlora says:

    E tha ambasadorja amerikane thjesht pazar per te shpetuar koken

  11. timo says:

    Nuk e kuptoj dorëzimin e Ramës! Pse ky dorëzim!!!

    1. mergim tari says:

      Sepse nuk fiton gje me shkarkimin ne Parlament. Asgje nuk ndodh per aq kohe qe vendimin e merr Kushtetuesja, e cila kushedi sa kohe do qe te ngrihet, te marre ne shqyrtim shkarkimin e me pas te marre kohe per te vendosur. Deri atehere ka ikur edhe 2022.
      Ata thjeshte i thyen note ne sjellje, qe ne te ardhmen, kur te beje keto cmenduri qe ka bere, ti thone Edhe Venecias, we na vjen keq, radhen e pare pranuam keshillat tuaja, por tani nuk mund te mbajme me nje president recidivist, pra qe perserit e perserit ne vazhdim thyerjen e kushtetutes.
      A nuk e kuptoni kaq????? Pra I kane hapur gropen, dhe e mbajne kufome te pakallur. I thone qe leshove shume erë te keqe, erë Kreme, nuk kemi cfare te te bejme, nje grope e ke vendin, se neryshe gjelb dynjane.
      Pra kane cfare ti thone edhe Venecias.

  12. rrema says:

    Ky eshte turpi me i madh i Edi Rames, kjo tregon se ne PS nuk ka juriste te afte dhe bejne cfar ju thote Edi. Ne fillim beri president hajdutin e floririt gje qe i cgenjeu te gjith militantet e ndershem dhe tani terhiqet. Me mire te terhiqet nga posti se sa per ne zgjedhje nuk do tja falin.

  13. Floriri says:

    Kur i thashë njëherë një greku që punonim bashkë në Athinë ishin vitet e fillimit të emigracionit se çfarë përshtypje kishte për padronin ku punonim mu pergjigj: të gjithë derrat kanë një turi e themi edhe ne. Këta janë politikanët tanë sot.

  14. qytetari says:

    Po ta shikosh ne planin praktik:
    Eshte me mire qeni i terbuar,per momentin te lehi brenda kater mureve se sa te marrin rruget dhe te kafshoje kalimtaret.

  15. Juliano says:

    Zbythja e rames tregoi se jane njesoj. Te dy i kane borxhe njeri tjetrit. Rama me kete qe beri, qe mashtroi shqiptaret se meta nuk do te hetohet, ja futi vetes aq thelle sa do ta ndjeje ne zgjedhjet e ardheshme, nuk e beson njeri, le te ndertoje le te tregoje plazhe e kodra, por mendjen shqiptarit nuk ja heq dot, nga e keqja e te keqes me emrin ilir meta. Ky esht aq i pa turp, sa i tregoi shqiptareve qe kishte bere gabim qe e vendosi ne ate pozicion, tani del sikur meta eshte me i miri po ka ca gabime te vogla, keshtu qe ne e zgjedhim prap president. Ky eshte kokrra e palaços se socialisteve ku dhe un vete jam antar i saj. E quaj te pa bese veprimin qe beri, mashtroi ne qiell te hapur, sepse interesat korruptive i penalizojne te dy. Socialistet e ndershem duhet te dustancohen nga kjo neveri qe shqiptaret prisnin ta shikonin meten para drejtesise. Harram vota e popullit kur rama ben te pa besin.

  16. Ethem Lalaj says:

    EDI RAMA VEPROI MIRE,PSE:
    1-Nuk ka GjK.Dhe vota e shkarkimit ne kuvend do shkonte kote.
    2-Rama po kupton se GjK do te jete ne shumice ne favor te Saliut dhe Metes..! Pasi ne KED u emrua mikesha e Mrtes dhe Argita Berishes-Vitore Tusha.Dhe shkarkimi Mrtes nuk do ndidhte.Kjo do acaronte sityaten ne favor te Saliut dhe Likes.
    3-Venecja doli 60 % hapt ne favor te Metes per emrimet ne GjK.
    4-Opinioni brenda e jasht vendit rendon Ramen,pasi do te thuhej se “Rama i kapi te gjitha pushteret.Edhe emrimi ne KLSH u be per Meten pas mohimit te 3 kandidaturave te tjera.
    5-Maxhoranca nuk ta zgjithte President..dhe ne fund nuk duhet te tentonte per ta shkarkuar pa fakte dhe me 2 mendje.
    6-Me kete rast Rama edhe si drejtues i OSBE leshoi PE duke fituar pike me shume.
    7-Nuk dihet edhe mund te qeverisin bashk me Meten pas vitit2025.

  17. Arben says:

    Kjo eshte rrugaceria e politikaneve tane.Ata nuk kane asnje parim,detyrim politik apo edhe moral.Per ta cdo gje eshte pazar.
    Turp te kesh ore ZULLAPI RAMA.More pushtetin me premtimin per zbardhjen dhe cuarjen para drejtesise te shkaktareve te Gerdecit,21 Janarit dhe shitjes se Detit,nuk bere asgje.Sic duket te kane ne dore.Turp te te vije do na lesh perseri ne dore te Saliut.

  18. Unëë says:

    PS nuk ka pse të bëjë vetvrasje politike, e t’i dalë kundra opinionit të Kom. Venecias, e gjithë faktorit Ndërkombëtar! Përveç gjithë faktorit politik vendas që e ka kundër, por për arsye të ndryshme. Europianët janë burokratë, dhe duan stabilitet, ndërsa opozita janë hallexhinj, që po luajnë çdo gur për të mos u bërë ky vënd, se vetëm në një rrumpallë ata mund të mbijetojnë.

  19. arnis says:

    u terhoq qe mos te kandidoj per deputet me mir edhe 1 vit mbrapa president se 4 vite deputet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje