Rrëfimi i Rudina Hajdarit: Kam jetuar në një familje hebreje, aty mësova si të menaxhoj financat. Ishin të rreptë

19 Korrik 2020, 22:55Politika TEMA

Deputetja opozitare Rudina Hajdari ka zbuluar detaje gjatë jetesës në Shtetet e Bashkuara.

Në një rrëfim për emisionin “N’Konak” Hajdari tha se gjatë asaj periudhe ka jetuar për disa vite në një famije hebreje.

Hajdari tha se prej tyre mësoi të menaxhojë financat por edhe rregullin, përkushtimin dhe dashurinë për Atdheun.

Ajo tha se disa herë e kishte të vështirë, pasi familja hebreje i kërkonte të kthehej herët në shtëpi, ndërsa ajo vonohej pasi atë periudhë kishte njohur shokun, me të cilin më pas u martua.

“Kam jetuar për disa vite në një familje hebreje. Aty mësova si të menaxhoj financat, sidomos në Amerikë.

Ata më injektuan edhe një lloj rregulli, dhe një përkushtim shumë të madh për Atdheun dhe bashkëkombasit.

Ata ishin shumë, shumë të rreptë, në atë periudhë nuk më pëlqente, pasi kisha njohur bashkëshortin dhe kur shkoja në kinema dhe vonoheshim, më thoshin që po u vonove edhe gjysmë ore nuk do e shohësh për një kohë shumë të gjatë atë.

Amerika më ka mësuar që asgjë s’vjen pa asnjë çmim dhe duhet të luftosh.

Amerika të jep mundësi pa fund por nga ana tjetër duhet të jesh i përgatitur. Realitet që nuk është i njëjtë me Shqipërinë,” tha deputetja Hajdari.

2 komente në “Rrëfimi i Rudina Hajdarit: Kam jetuar në një familje hebreje, aty mësova si të menaxhoj financat. Ishin të rreptë”

  1. TIRONA says:

    Veertet hebrejte jane te rregullt:
    NUK VJEDHIN SI FAMILJA JOTE SHPELLARE!
    KU E GJEN MORALIN,TI QE FLET?

  2. sadiku says:

    E pabesueshme qe nje kapacitet si Rudina e Hajdarit te kete kuptuar nivelin e nje familje hebreu ne SHBA!Ose mund te jete kjo e dyta qe nese eshte perpjekur ti kuptoje ka mbetur keshtu çyryk nga trute sepse per nivel as nuk flitet!O hej o hej o hej!Kjo na tregon sikur te jete vajza e Skenderbeut e jo e bija e atij plehut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje