Deputeti demokrat Myslim Murrizi u shpreh në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, se shumica e përfaqësuar nga Edi Rama dhe Gjiknuri dhe opozita jashtë parlamentare u futën sërish në tryezë duke akuzuar për pazar.
Në një deklaratë për median ai paralajmëroi se deputetët e opozitës në Kuvend nuk do të japin votën për 5 Qershorin pa hapjen e listave.
“Opozita parlamentare ishte sot aty në një tryezë më të gjithë faktorët për hapjen e listave, të rishikojmë Kodin Zgjedhor, që të mos ketë militantë te kutia e votimit.
Mbledhja ka mbaruar, por u futën prapë, se dashuria e vjetër është gjë e madhe.
Unë jam aty si përfaqësues i 28 deputetëve që kërkojnë ndryshimet kushtetuese.
Erdha të jem dëshmitar i kopilllëqeve të tyre, vazhdoni te bodrumi i pallatit të Kongreseve nuk do të merreni asnjë votë nga opozita parlamentare” tha Murrizi.
O cna ka gjetur!?
E paska lehtesuar punen z. Basha dhe e paska renduar z. Murrizi.
Tani po na del si nje peshore me tre tasa, qe nuk di ku te vesh mallin e ku te vesh gurin e peshimit.
Apo si peshore elektronoke me tre programe qe sejcili vertitet sipas qejfit.
Megjithate, duket sikur po shkon drejt zgjidhjes ceshtja.
Ah bre z. Murrizi ah, shterngohu dhe nje here se ndoshta, e gjeni nje vije te mesme, qe mishi te piqet e lengu te zihet.
Se nga sikleti po na detryroni te shpikim vete fjale te urta.
Qendrimi juaj zoti Murrizi eshte e vetmja gjuhe efektive ndaj lojrave te pamoralshme qe dy partite kryesore e kane bere si rregull te luajne. Shumica e kastes se vjeter politike tek ne jane masha te interesave te faktorit nderkombetar, per rrjedhoje qendrimet e tyre jane shfaqje e divergjencave qe kane te huajt me njeri tjetrin ne raport me vendin tone. Kjo u pa qarte ne qendrimin qe u mbajt per mbledhjen ne Washington midis Thacit dhe Vucic nen kujdesin amerikan, kur europianet nxituan ta shkatrronin takimin. Ndaj Murriz, ajo qe po bene ti dhe perkrahsit e tu ne kete rast ka nje vlere te jashtezakonshme. Ju po luftoni tu jepni derrmen mbeturinave komuniste te cilet jane kthyer sot ne sherbetor te te huajve vetem per mbijetesen e tyre politike dhe jo per ti sherbyer demokracise dhe lirise ne vendin tone. Dhe te jeni te bindur se vetem mbi kete qendrim ju do te fitoni perkrahjen qe meritoni nga populli.