Kina sfidon SHBA-në, nis mision pa pilot në Mars

23 Korrik 2020, 09:44Hi-Tech TEMA

Kina nisi një mision pa pilot në Mars, gjatë të cilit shpreson të pëdorë anijen kozmike për të studiuar tokën e planetit të kuq.

Tianwen-1, ose “kërkimi i së vërtetës qiellore“, u nis me transportuesin e raketave Long March 5 nga qendra Uençang, në provincën Hainan.

Pamjet televizive treguan një ngritje të suksesshme, e cila u ndoq nga qindra njerëz.

Pajisja e Kinës do të marrë shtatë muaj kohë për të arritur në Mars.

Ky është fluturimi i dytë për në Mars këtë javë, pasi një anije kozmike e Emirateve të Bashkuara Arabe u nis nga Japonia, më 20 korrik.

Shtetet e Bashkuara pritet të nisin anijen e tyre në Mars javën e ardhshme.

Kjo është përpjekja e dytë e Kinës për në Mars.

Në vitin 2011, një anije kineze që shoqëronte një mision rus, ka humbur, pasi nuk ka arritur të dalë nga orbita e Tokës dhe është djegur në atmosferë.

Aterimi në Mars thuhet se është i vështirë.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë ulur me sukses anije hapësinore në tokën e Marsit dhe këtë e kanë bërë tetë herë që nga viti 1976.

4 komente në “Kina sfidon SHBA-në, nis mision pa pilot në Mars”

  1. american16al says:

    Kina te mbushi stomakun me buke popullit pastaj te konkuroje USA , ajo ndoshta dhe nja 200 vjet qe ndoshta mund t’i afrohet US. ???

    1. cane says:

      Patjetër ashtu është. Po ku e di ti që amerikanët vajtën në Mars?
      Shtatë muaj rrugë me shpejtësi kazmike?
      Ha ha. Amerikanët dhe në Hënë nuk kanë shkelur.

    2. Baliu says:

      Sa miliarda i kan borxh Kines shtetet tjera? Keshtu eshte kur ata qe vet nuk kan buke bejne analiza gjeo-politike.

  2. timmi says:

    usa ka shkuar 8 here mor te uruar ne mars

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje