Bill Gates flet për teorinë e “çipit”: Njerëzit janë ndikuar për keq nga rrjetet sociale, duan vetëm të dinë kush është i keqi me shpjegime të thjeshta

25 Korrik 2020, 16:25Bota TEMA

Miliardieri Bill Gates, ditën e enjte në një intervistë në “CNN”, ka hedhur poshtë teoritë që janë përhapur në internet se ai ka qenë një nga shkaktarët e përhapjes së COVID-19, e më tej ka thënë  se rrjetet sociale janë një ndikim jo i mirë në periudhën e pandemisë.

“Është një kombinim i keq i pandemisë dhe rrjeteve sociale dhe njerëzve që kërkojnë një shpjegim shumë të thjeshtë, duan të dinë vetëm kush është i keqi në këtë mes” ka thënë themeluesi i Microsoft.

Një nga akuzat e bëra, për Gates është dhe një video, e hedhur në YouTube, në të cilën thuhet se ai dëshiron të eleminojë 15 % të popullsisë botërore, përmes një vaksine me një çip elektronik që vendoset në trup.

Gates është përgjigjur se e vetmja gjë që ka dashur të bëjë, është blerja e sa më shumë vaksinave, që do të shpëtojnë jetën e njerzve.

“Fondacioni ynë ka dhënë më shumë para për të blerë vaksina, me qëllim që të shpëtojë sa më shumë jetë se çdo grup tjetër” ka thënë Gates duke iu referuar fondacionit të bamirësisë që drejton prej vitesh .

Sipas” The Jakarta Post”, Bill Gates ka premtuar 250 milionë dollarë në përpjekje për të luftuar pandeminë, dhe fondacioni i tij ka shpenzuar miliarda dollarë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor, në vendet në zhvillim gjatë 20 viteve të fundit.

Por, nuk është hera e parë që Gates e ka gjetur veten në shënjestër të teoricienëve, që akuzohet si pjesë e organizatave të ndryshme. Kur shpërtheu virusi Zika në 2015 në Brazil, ai ishte një nga disa figura të fuqishme perëndimore që fajësoheshin për sëmundjen.

Thashetheme të tjera pretendojnë se ai është një ‘zhapik’, një epitet i vjetër për trollet online.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje