Cakaj telefonatë me homologun e Arabisë Saudite: Thellim i bashkëpunimit ekonomik për nxitjen e projekteve konkrete

25 Korrik 2020, 14:23Politika TEMA

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Adel bin Ahmed Al-Jubeir.

Gjatë bisedës, Cakaj dhe Al-Jubeir vlerësuan nevojën për të punuar bashkërisht, edhe më intensivisht në nxitjen e investimeve dhe të disa projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës dhe ekonomisë.

“Po ashtu, nënvizuam rëndësinë që të vazhdojmë punën e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare” – u shpreh Cakaj, në një reagim në Facebook, lidhur me telefonatën.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj vlerësoi mbështetjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite, për synimin e Shqipërisë për të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, për vitin 2022-2023.

1 komente në “Cakaj telefonatë me homologun e Arabisë Saudite: Thellim i bashkëpunimit ekonomik për nxitjen e projekteve konkrete”

  1. Juristi says:

    S’paskeni lajme qe po botoni keto debilitete.Biseda rutine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje