Zbardhen emrat e propozuar nga PD, të preferuar mjekët e shkrimtarët! Kërkohet kthimi i Topallit, Zogajt, Leskajt. Fran Frroku mbështetet, Xhelal Mziu ka "humbur"

26 Korrik 2020, 08:50Politika TEMA

Dega më e madhe e demokratëve, Tirana ka propozuar edhe numrin më të lartë të kandidatëve për deputetë. Ajo që bie në sy në propozimet e Tiranës është se demokratët kanë qenë të fokusuar te dy nga zërat e fortë të opozitarizmit në këto vite Jorida Tabaku dhe Grida Duma.

Burime nga të deleguarit e PD në degët e kryeqytetit pohojnë se Tabaku shihet edhe si një kandidaturë e mundshme për zgjedhjet vendore në kryeqytet. Emrat e ish-deputetëve janë konfirmuar të gjithë ndërsa bien në sy emrat e propozuar të studiuesit Aurel Plasari dhe shkrimtares Flutura Açka shkruan abcnews.

Ndërsa propozime ka pasur edhe për kapitenin e klubit të Tiranës, Gentian Muça. Demokratët e Laprakës nuk e kanë mirëpritur ndryshimin e kursit nga Rudina Hajdari dhe dega në të cilën ajo u votua për të qenë në parlament nuk e ka nominuar për të qenë pjesë e listës së ardhshme të kandidatëve.

Ish-deputetët demokratë janë konfirmuar edhe në Durrës, ndërkohë që propozime ka pasur edhe për ekspertin e ekonomisë, Dorian Telitin, inxhinierin Gazment Oketa, publiçistin Agim Baçi aktivistin Aulon Kalaja dhe futbollistin, Andi Lila.

Propozimet e Tiranes

-Grida Duma

-Jorida Tabaku

-Halim Kosova

-Oriola Pampuri

-Tomorr Alizoti

-Flamur Hoxha

-Belind Kellici

-Flutura Acka

-Aurel Plasari

-Albana Vokshi

-Gert Bogdani

-Gent Strazimiri

-Aldo Bumci

 Fier, propozime ka pasur për mjekun e angazhuar gjatë situatës së Covid-19, Gazment Koduzi, anëtaren e Këshillit Kombëtar, Eriselda Prishta. Dega e PD në Lushnje nuk e ka pranuar ndryshimin e qëndrimit politik nga Myslim Murrizi, duke mos e propozuar atë si kandidat të mundshëm.

Demokratët e Shkodrës i ka dhënë besim ish-deputetëve për të qenë pjesë e listës së kandidatëve, por kanë kërkuar të jetë në parlament edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Një emër i nominuar ka qenë edhe biznemeni Xhemal Bushati dhe Blendi Gjylbegu.

Dega e PD në Elbasan ka shprehur pëlqimin për përfaqsimin e 2017 në Parlament, duke shtuar në listë si propozime emrat e mjekes Zheni Gjergji, analistit Fitim Zekthi, pedagogut të sporteve Edmond Biçoku, ndërsa ish-deputeti Aurel Bylykbashi shihet si kandidat i mundshëm në garën për pushtetin vendor.

Me një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e vitit 2017, dega e PD Korçë në nivel qarku i ka dhënë disa prej ish-deputetëve besimin për të qenë sërish pjesë e listave të kandidatëve. Në Devoll disa propozime ka pasur edhe për ish-ministrin demokrat, Ridvan Bode që me votat e mazhorancës shkoi në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Propozime ka pasur edhe për studiuesin Erald Kapri.

Pasi la detyrën e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, demokratët e Vlorës propozojnë që Bujar Leskaj të përfaqësojë sërish të djathtën në parlament. Ndërkohë që komuniteti çam në këtë qytet ka propozuar emrin e Dashamir Tahirit si kandidat të mundshëm në listat e demokratëve.

Propozimet më të shumta në qarkun e Lezhës kanë qenë për ish-kreun e Bashkisë Fran Frrokaj. Lezhnjanët propozojnë që në parlament të përfaqësohen edhe me figura si ato e pedagogëve Preç Zogaj, Agron Gjekmarkaj apo edhe një rikandidim të Preç Zogaj.

Në Gjirokastër emrat më të propozuar janë ata të ish-deputetëve aktualë por edhe ai i pedagogut Roland Bejko. Në listën e propozimeve bëjnë pjesë edhe ish-këshilltari i Presidentit Nishani, Ylli Asllani dhe shkrimtari Bardhyl Londo.

Në Dibër ish-deputetja Dhurata Çupi ka marrë një numër të lartë propozimesh, në Kukës janë propozuar sërish Flamur Noka dhe Isuf Çela teksa në Tropojë një prej emrave të propozuar është edhe ai i politologut Afrim Krasniqi.

Lista e kandidateve të propozuar per deputete sipas qyteteve

Durrës

Oerd Bylykbashi

Florion Mima

Dorian Teliti

Igli Cara

Agim Baçi

Redi Varaku-Kavaje

Andi Lila-Kavaje

Aulon Kalaja-Kruje

Elbasan

Endri Hasa

Lucciano Boçi

Fitim Zekthi

Zheni Gjergji

Sonila Daiu

Aurel Bylykbashi(Kandidat për Bashkinë)

Edmond Biçoku

Nada Krypa

Mimoza Hasakeiu

Mirela Karabina

Enkelejd Alibeaj

Luan Baci

Gazmend Koduzi

Ndricim Xhyra

Eriselda Prishta

Jakup Beqiri

Ndriccim Bali

Eduart Tashi

Indrit Sefa

Gjirokastër

Tritan Shehu

Roland Bejko

Ylli Asllani

Arben Ristani

Arben Kashahu

Genc Ruli

Ivi Kaso

Niko Shupuli(Kandidat per Bashkine Permet)

Bardhyl Londo

Vlorë

Bujar Leskaj

Agrom Shehaj

Nada Meçorapaj

Dashamir Tahiri

Edmond Fetahu

Nada Daullja

Lorenc Danaj

Alta Hazizi

Dibër

Dhurata Çupi

Xhemal Gjunkshi

Naim Gazidede

Ilir Krosi

Roland Keta

Luan Haka(Kandidat per Bashkine)

Shkodër

Bardh Spahia

Lorenc Luka

Jozefina Topalli

Romeo Gurakuqi

Izmira Ulqinaku

Irma Kopliku

Voltana Ademi(Kandidate per Bashkine)

Xhemal Bushati

Irena Shatari

Ervis Krymi

Emiljan Pjetri

Imeldi Sokoli

Blendi Gjylbegu

Korçë

Ervin Salianji

Andrea Mano

Klevis Balliu

Eduard Kapri

Erald Kapri

Ridvan Bode(Vetem ne Devoll)

Lezhë

Fran Frrokaj

Mark Marku

Preç Zogaj

Agron Gjekmarkaj

Kukës

Flamur Nokaj

Isuf Çela

Besnik Dushaj-Tropojë

Afrim Krasniqi-Tropojë

Namir Lapardhaja

Astrit Veliaj

17 komente në “Zbardhen emrat e propozuar nga PD, të preferuar mjekët e shkrimtarët! Kërkohet kthimi i Topallit, Zogajt, Leskajt. Fran Frroku mbështetet, Xhelal Mziu ka “humbur””

  1. titi expert says:

    sa pashe me siper PD ka progrese, máximum qe mund te siguroje deputet ne legjislaturen e ardhshme mund te jete 25 der 31 kurse LSI 0
    pra rreth 110 deputes ngelen te majte.
    Mos zbatoni matematiken e Lulit se ngelet ne klase o darra dhe dosa te pd-se.

  2. pjeter says:

    Te shofim Gjek markajn,Açkan, sa do i votojne,apo nuk ka rendesi,mjafton te maryi partia,dhe e vendos ajo se djali i fariut duhet shperblehet,por e dhe salianusit duhet ti japin nje shoerblim idea e peshkut per sumen e Rames ishte gjeniale per mendjen e Lulaqit,paçka se peshku i amballazhuar me kujdes,ndryshoi destinacion dhe gjeti vend ne prapanicen e Salianusit me babalen.Eh keto pune keshtu e kane, perfekte per nje karnavale,te vemen shprese qe kane shqiptaret qe kjo e shume kerkuar drejtesi e re, te filloje sa me pare te zgjohet nga gjumi,dhe te jete vigjilente kur shqiptaret te votojne,duke shpresuar njekohesisht qe te mos e hedhin voten ne gropen e halese ku presin me goje hapur Ballinjte e Salianusi si martiret e gjirizit.

  3. vlora says:

    Ne vlore po vune skafistin Dashamir tahiri e kane te sigurt humbjen.Ka ikur koha e injoranteve te pashkolle.Vdiqen intelektualet ne vlore?.nqse doni nga komuniteti cam mund te gjeni intelektuale sa te doni

    1. Barba Tasi says:

      Sa turp i vjen Bujar Leskes. Njesh me Odo leckamanin…ku Bujari ku Dask topekeci i Havase.

      1. spata says:

        Zoteri mire bene qe thua turp. Gabon dhe mos i nda pislleqet e Bujarit me injorancen e Dashit te Havas .Te dy i pekasin nje partije te deshtuar epamoral te drejtojnevendin .Cishte Bujari per Pd ? Nje sherbetor e servil qe ne doganen e Vlores mbushte arken e Pd .E di ti formulen ne vitet e Pd ne pushtet .Do karike te majme ke kete kushte .Vidh 5 nje per ty e 4 per Partine .Kush ishte Partija kete e dine shume mire shqiptaret .
        Turp eshte qe Pd akoma ska kuptuar se kush jane demokrate te vertet qe i ka me shumice .Si lihet jashte liste Kreshnik Alimerko e propozohen hajdutet dhe injorantet .Me i mire eshte Dashi qe pasurine e ka vene me djersen e tij se sa Bujari qe ti e quan intelektual por qe ne fakte eshte hajdut .
        Dhe nje here qe i jepet mundesija Pd ajo nuk di te seleksjonoje ata qe kane kredibilitet ne popull.Perjashtohet Murizi !Pse .Propozohet Xhozelfina kye kaubojsja e Pd vegel e Sali Berishes .Propozohet krye kondrabandisti Ruli e vihet me njeriun e ndershem e patriot sic eshte Prec Zogaj . Nuk di ta shpjegoje.Pse kjo sjellje e kryetarve te partive edhepas 30 vjete demokraci .Kete ka per te bere dhe Rama qe u them me kopetence se ka per ti humbur zgjedhjet .Edhe ne se dalin me diference te vogel si Pd e Ps nuk formojne dote qeveri .Do mbetet tek koalicjoni qe me shume mundesi ka Pd .

  4. Pedro i ri says:

    Flamur Ndoka pu pu pu puu puuuuuu

  5. Llastik edepsez says:

    Po Mefter Lafiqin nga Lapardhaja nuk e keni zgjedhur? Se ai esht zari numer 1 i Shqupit. Aldo Bumci, Strazimiri, Mul Ndoka.Pu pu puuu…futja vrapit

  6. Toni says:

    PD fiton kesaj rradhe. Kaq e pat Rama. 8 vjet dhe i vrime ne uje beri…

    1. pjeter says:

      Patjeter Toni,PD-ja qe prezantohet sot eshte po e njejta si ajo qe largoi Rama,po nje vrime ne uje beri edhe ajo,madje shkoi edhe me keq ,na la edhe nje vrime te zeze,ku gllaberoi me qindra e qindra milione euro,nga rruga e kombit,nga CEZ,Nga Taçi me shoke qe ja thithen edhe palcen pronave shteterore,nga Becchetti,dhe i lane shqiptareve te paguajn per shekullin e ardheshem.Tani po propozohet perseri,natyrisht per ta bere cift,dy vrima ne uje,dhe ndo nje nga sto vrimat e zeza qe ndoshta ju ka shpetuar nga e para.Shqiptaret ne qofte se vertetohet kjo qe thua zotrote,e kane hak qe rusi tu peshtyje ne pjate,sepse e meritojne.Investimet qe ka bere me Lulaqin ai nje dite do i kapitalizoje.dhe natyrisht krushqit e Berisheve falenderojne,Fazllici do kthehet tek vendi qe i takon,kan per ta pas hak shqiptaret po ndodhi ajo qe thua zotrote,si i thone asj shprehjes,” te gabosh, eshte gabim njerezor,te vazhdosh ta perseritesh gabimin,eshte budallek i paster”.Por nuk ka gje Toni,per ty kryesorja eshte te iki Rama e te vije avdalli.

      1. Toni says:

        Fatkeqesisht keto jane zgjedhjet qe kane shqiptaret. Partite e reja nuk mbeshteten. Ti permende Becchetin. Sikur humbi gjygjin Shteti me Becchetin, 110 milon euro qe do dalin nga xhepi i taksapaguesve apo nuk quhet ajo? Po prishjen e pallatit te vjehrrit te Bashes qe pagoi 13 Milion demshperblim prape ne kurriz te popullit. Nuk e kuptoj kete arsyen tuaj. Apo rendesi ka qe te rrij Rama ne pushtet. Xhanem ate po ben dita dites ne menyre te paligjshme. As gjykata ska, parlament gjysmak, president qe vete e vuri e vete do ta heqi. Une besoj te 3 partite do formojne qeverine e re qe ti ndajne ne menyre te barabarte vjedhjet qe bejne. Ti gezojme!

  7. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Per hir te se vertetes:
    Ai grumbull njerezish qe e quajne veten PD, nuk jane parti politike.
    E shumta qe mund ti epitetosh,eshte bande bashibozukesh.
    Te argumentuar:
    Ne nje parti politike kane te drejte fjale te gjithe anetaret,ne nje bande vetem shefi(kryetari)
    Ne historine gati 30 vjecare te kesaj bande ke shume raste te tilla.
    Te gjithe ata qe kane atakuar 1-shin,kane ikur per lesh.
    N.q.s. dikush duhet te mari persiper demin kolosal dhe te pariparueshem,
    qe ne keto 30 vjet e ka katandisur kete vend ne kete gjendje,atehere kjo eshte PD-ja.
    Ne emer te dekomunistizimit,(komunizmi ne 90-en kishte vdekur),keta bashibozuk
    materializuan fashizmin,ne kuptimin e plote te fjales.
    Nuk me duket racionale numerimi i te kqijave qe kjo bande ka bere,
    do te mjaftonin vetem shtyllat kryesore,mbi te cilat u mbeshtet ky fashistizim i vendit:
    Shkaterrimi i gjithckaje,qe me mund dhe djerse ishte ndertuar,vetem se ishte ndertuar
    nga komunistet.Gabim,ishte mundi dhe djersa e nje poulli te tere,qe u shkaterrua,me qellim.
    Qe pas disa kohesh te argumentonin,shiko cfare kemi trasheguar nga ai sistem.
    Ndarja e shqiptareve dhe Shqiperise ne jug dhe veri.
    Nje ender shume shekullore serbo-greke.
    Futja e Shqiperise,pa Referendum,ne menyre tinezare ne Konferencen islamike.
    Gabimi ndoshta me i madh persa i perket perspektives evropiane te Shqiperise.
    Ngritja e nje sistemi drejtesie komplet nen urdhrat dhe ne funksion te nje nje njeriu te vetem.
    Ata,qe sot ngelur kane ne PD,nuk jane ne gjendje as emrin ti permendin Doktorit,e jo me ta kritikojne.
    Krimet e tjera njerezore,vrasja e endres demokratike etj,nuk po i permend.
    Nuk doja te perserisja veten,po kjo bande duhet te mari persiper te gjithe fajet e kryera ,
    duhet te kerkoje falje dhe duhet te reformohet.
    Emrat qe keta zgjedhin si deputet,tregojne qe keta skane program,
    ky quhet popullizem,fut dike qe njifet me shume.
    Pse nuk merni gjithe ekipin e Tiranes,mos harroni edhe trainierin.
    PS:Harro mushke Valarene,se Ali Pashen e prene, ithone kesaj.
    Besueshmeria juaj ka rene poshte Zeros.
    Aaa,se per pak harrova,emrin e Babales,se pashe ne liste

  8. Petrit says:

    Ç’janë keta emra qe na i propozoni per deputetë.
    Keta jane te gjithe te pa shkollë. Njerëz te pa dinjitet.
    Keta jane te gjithe trafikantë mafiozë dhe te lidhur me krimin.
    Shumica e ketyre kanë qenë te denuar me nga 10-20 vite burg ne Itali e greçi.
    Parlamentit i duhen njerëz si Tom doshi, NDOKA. Frroku, prenga, tualet (balla) begaj, Ilir beqja e keshtu mund te vazhdoje lista deri ne pafundesi

    1. Shenjestra says:

      Petrit,mire e ke ti por keta njerez injorant pa shkolle i duhet Berishes dhe Bashes.

  9. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    ?

  10. Robi says:

    Po kryedemokratin Lefter Maliqi si e harruat?

  11. dhembeli says:

    Kjo parti eshte katandisur si ai lisi i math, zgarbull (bosh) nga brenda, te cilin sa here ta prekesh te mbeshtillen milingonat dhe te pickojne .
    Nuk kane faj, s’kane te hane dhe dalin te ushqehen , atje kane folene…! Ky lis duhet te pritet ,sepse eshte thare nga brenda dhe do bjeri nga era,pamvaresisht se ka ca degeza te njoma. Duhet mbjelle nje filiz i ri qe te rritet i shendetshem,( si lloi i drurit te pyllit…me emer)
    Kesaj liste ,duhet t’i vini ne krye Xhelalin me daulle , veshur me kostum e qeleshe ( Qe te duket kombetar)…, megjithese me duket se disa nga keto figura te nderuara, nuk i kane pyetur fare…, si p.sh Dr. H.Kosoven, Precin, e ndo nje tjeter. Ata nuk mundet te humbasin me…!
    Keta heronjte ,sidomos doktoret e corona virusit , nuk i paskan harruar…kane meritat e pandemise.

  12. Shenjestrra says:

    Boboooo ç’na paskan bere! Si ore kini lene jasht listes Xhelalin e Mziut? Tani Pd-ke nuk ka jete.Shpirti i pd-ke ishte Xhelel Mziu.Te pakten i jepni nje tufe me dhi t’i ruaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje