“Gjithmonë gatitu!”, Virgil Van Dijk barazon rekordin unik në Premier League

27 Korrik 2020, 19:32Sport TEMA

Liverpool nuk e vuri për asnjë moment në dyshim fitimin e Premier League këtë sezon.

Djemtë e Jurgen Klopp zhvilluan një sezon spektakolar, dominuan kampionatin, që e mbyllën me plot 99 pikë.

Një ndër faktorët e suksesit që mungonte prej vitit 1990, është Virgil Van Dijk, një ndër mbrojtësit më të mirë në planet.

Holandezi ka vendosur një rekord fantastik këtë sezon. Ai është aktivizuar në të gjithë ndeshjet, duke mos humbur asnjë minutë.

Duke përjashtuar portierët, vetëm katër lojtarë e kanë arritur diçka të tillë më parë, duke u aktivizuar në 38 ndeshjet dhe duke u shpallur kampionë të Premier League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje