"Lëshuan urdhër arresti për dy komisionerëve që kishin vdekur", drejtori i SPAK: Nuk ishin çregjistruar në gjendjen civile. Nuk është faji i askujt

29 Korrik 2020, 12:44Kronika TEMA

Nga Roland Qafoku

Aksioni i SPAK për arrestimin dhe procedimin e 22 personave që abuzuan dhe kryen vjedhje gjatë votimeve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në zonën e Shijakut u zbeh dje me faktin se dy nga personat që ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër arresti rezultonin të vdekur. Kasëm Lala dhe Besim Bregu kanë ndërruar jetë pak kohë përpara arrestimit që mendoi SPAK dhe kjo për opinionin la një shije jo të mirë. Por si ka mundësi të ndodhte kjo?

Arben Kraja, kryeprokurori i SPAK flet ekskluzivisht për gazetën “Fjala” dhe fjala.al duke sqaruar gjithçka që ka ndodhur. Sipas tij, prokurorët nuk e mësuan këtë fakt më parë sepse hetimi dhe operacioni ka qenë i fshehtë dhe më kryesore është se të dy personat nuk ishin ç’rregjistruar në Gjendjen Civile. Si e tillë SPAK u vendos përballë një fakti që nuk dihj. Kraja gjithahstu flete dhe për hetimin e mëtejshme të dosjes 339 dhe pritshmëritë e saj.

Zoti prokuror, si ka mundësi që rezultoi që dy persona kishin vdekur më parë se ju tu dërgonit urdhër-arrestet?

Për gjithë opinionin publik po sqaroj se operacioni në fjalë ka qenë i fshehtë. Ai është bërë në kushte të veçanta dhe duke qenë se personat nuk paraqesin rrezikshmëri ne kemi proceduar në një formë jo publike. Pikërisht këtu ndodhi ajo që mund të ndodhë në këto kushte. Ne nuk mund të shkonim më parë në shtëpitë e tyre për të verifikuar sepe kjo do dëmtonte të gjithë hetimin. Ka patur edhe raste të trjera dhe nuk është probleme shqetësuar. Në momentin që policia shkopi të zbatonte vendimin për arrestim rezultoi që ata kishin ndërruar jetë përpara një muaji. Një i pandehur mund të vdesë edhe në sallën e gjyqit dhe kjo gjë edhe ka ndodhur.

Zoti Kraja, a do ishte më mirë që më parë të bëhej verifikimi i tyre dhe më pës të dërgoheshin urdhër-arrestet?

Jo. E thashë edhe më lart. Nuk mund të shkonim as ne e as policia te shtëpia sepse dekonspirohej aksioni. Operacioni dhe hetimi ishte i fshehtë. Në raste të tjera, këto bëhen me operacione speciale në të cilat angazhohen forcat speciale. Kjo gjë dihet. Ne nuk operuam me forca speciale sepse është karakter tjetër.

A di mbajë përgjegjësi dikush nga SPAK për këtë që ka ndodhur?

Nuk ka pse të mbajë përgjegjësi kush dhe nuk ka ndodhur gjë. Unë po ju sqaroj që në praktikën e punës kjo mund të ndodhë. Pastaj po ju them edhe një fakt. Të dy personat që kishin vdekur nuk janë çrregjistruar nga gjendja civile. Atëheerë se mund ta dinim ne si SPAK që ata kishin ndërruar jetë?

Si do procedohet më tej tani që jemi përpara këtij fakti?

Policia ka shkuar në banesë dhe tashmë ka përgatitur një relacion. Ky do paraqitet në gjykatë dhe gjykata do procedojë sipas asaj që ndodh në kësi rastesh.

Gjithsesi zoti prokuror, mirë fare do ishte që kjo të mos ndodhte. A lë kjo një shije të keqe për SPAK sipas jush?

Sigurisht që kjo gjë ishte mirë që të mos ndodhte. Por ndodhi. Unë nuk kam asgjë për të shtuar përveç atyre që ju sqarova më larg. Unë dhe kolegët e mi jemi të sinqertë dhe të hapur për këtë.

Zoti prokuror kam edhe një pyetje me hetimin. Si ka mundësi që arrestohen me lehtësi peshqit e vegjël dhe ata të mëdhenjtë nuk i kap rrjeta? A do shkojë ky hetim te ata që mund të kenë dhënë urdhra? Sepse nuk beson kush që këtë komisionerët të kenë vepruar pa urdhrin e dikujt më lart.

Ne jemi profesionistë dhe kjo që thoni është ti paragjykosh dhe gjykosh këdo pa patur asnjë provë dhe fakt. Ne jemi duke hetuar dhe nëse rezulton një gjë e tillë ne do procedojmë. Garantojmë dhe sigurojmë të gjithë opinionin se ne jemi duke punuar me përkushtim./Fjala/

30 komente në ““Lëshuan urdhër arresti për dy komisionerëve që kishin vdekur”, drejtori i SPAK: Nuk ishin çregjistruar në gjendjen civile. Nuk është faji i askujt”

  1. Epo kjo punë! says:

    Hajde pyetje idiote hajde.
    Po keto ndodhin ne çdo vend te botes. Sidomos kur data e vdekjes dhe data e arrestmit Jane shumë afer.
    Ata nuk Jane hajdutë ne kerkim. Hetimi eshte bere ne baze te dokumenteve dhe provave ne dispizicion, dhe Jo duke survejuar te akuzuarin.
    Sipas gazetarit, per çdo person qe duhet arrestuar duhet te pyesim a ka vdekur apo Jo.
    Psh, ne qofte se SPAK do kerkoje te arrestoje Shkelzen Berishen, duhet te dergoje nje shkrese ne gjendjen civile te pyesë a jeton Shkelzen Berisha apo Jo. Do me thene te dhjese hetimin. Punonjesit e gjendjes civile nuk jane agjente te prokurorise.
    Te nesermen del ne gazete: ‘Prokuroria pyet Gjendjen Civile, a ka vdekur Shkelzen Berisha?”
    Ka duhet dhe behemi gazi i botës.

    1. Gjergji says:

      SPAK, konsiderohet sherbimi me i larte i sigurise. Kjo o tifoz, eshte nje gafe qe nuk falet.

  2. Ahmed says:

    injorantet e meros mesoni shqip o kafshe fshatareske

  3. Jim says:

    Nuk Po e kuptoni se ja fusni kot. Si ka mundesi qe inspektori I policise te zones nuk e di se Ai qe eshte me hetim eshte gjalle apo ka vdekur. Njerëzit presin arestime lart jo ata qe nuk kane vlere.

    1. Vicidoli says:

      Po inspektori po bente 1 muaj qe nuk po e bente numerimin e banoreve cdo mengjes e kishte kthyer 1 ne 2 muaj (futja pordhes kot) nqs eshte e vertet qe nuk eshte bere crregjistrimi i te ndjerit familjaret duhet te mbajne pergjegjesi dhe duhet te gjobiten qe te mos ndodhi here tjeter.

  4. Papi says:

    Mos valle keta nuk ishin cregjistruar per arsye pensioni?
    E them keshtu kot sepse nu pashe moshen e tyre nese eshte kjo arsyeja sa te te vdekur vazhdojne e marrin pension ne shqiperi?

  5. n says:

    kush ia dha medias lajmin e gabuar

  6. Zenua says:

    Hahahaha Spaku i famshem.Viktima u kap krimineli na la targen.Shkoni o shurraqer se sjeni per asgje,merrni ato rroga beni ndonje allishverish fusni ca pare se ky popull idiot e keta politikane maskarenj keshtu enuke ju duan

    1. Selo says:

      Imagjino ca hetimi paska bo ajka e prokuroris shqiptare
      1 vit hetim leshi se vetem per te numruar fletet e kutive paskan pas
      Kur del tezultati per 1 kuti duhen max 3 ore
      Kta 1 vit me i numru duke prit qe te vdesin gjith personat me sa duket

    2. Salih says:

      Zeno, koment perfekt…spak “leshi “,asgje nuk ka per t’è ndodhur, as me spak as me bkh…meren me te vdekurit….

  7. pjeter says:

    Deri nga vitet 90,familjaret ishin te detyruar te deklaronin vdekjen e te afermit te tyre brenda nje kohe te caktuar,dhe te behej çregjistrimi.Tani,besoj se dikush duhet te firmose,per shkaqet e vdekjes,natyrale o te tjera,dhe eshte i detyruar me sa di une, tua trasmetoje gjendjes civile perkatese.Zyrtari thote qe nuk esht faji i askijt,gabohet,dikush gaboi qe i çoi ne gabim te dyte me flet thirrjet e SPAK.

  8. Eri says:

    Po dje u tha u arrestuan.Pastaj pse nuk i kane c’rregjistruar apo te afermit donin te merrnin pensionin ne menyre te paligjshme(nqs kane qene ne pension).Megjithate,SPAK-u torollaku.

  9. TRIMI says:

    HA AHAHAHAHAHAHAHAHAH AJDE XHUNGL AJDE

  10. Adi says:

    Hahaha ajka a hetimit shqiptar. Ik mer se late name

  11. SubSPAK says:

    Ca flet o kryetar i SPAK ????

  12. Vari lesht says:

    Kulmi!
    Shkerdhen Berisha shkerdhen para hundes se gjitheve miljonat qe i ka vjedhur ketij populli, por SPAKu nuk ndihet. Nxjerr vetem fletethirrje per te vdekurit, sa per te thene qe punojne.

  13. Pika qe sù bie. says:

    Po ta pyesesh SPAKUN se a ka vdekur apo jo haxhi qamili do thote do shkoj ta verifikoje ne shtepi ? O pika nga presim ne.

  14. Edi says:

    Jane nIve ata qe besojne se SPAK eshte i pavarur.

  15. vlora says:

    O prokuror i SPAK njeri kishte kohe qe kish nderu jete,ju nuk e thiret asnjehere per ta pyetur?Justifikoni rogen disa milionshe qe merni.Mos u merni me keto pune qe i ben dhe prokuroria e zakonshme.Meruni me ceshtjet qe ka pritshmeri populli.Juve nga qe kini frike nga pushtetaret dhe ishet vini verdall si pordha neper breke.A ju ka ngelur pa denuar dhe ai qe vodhi hurmen .E dha fixi denojeni

  16. Agim Murrizi says:

    SPAK-u i Xhafes do arrestoj jo vetem te vdekurit, por adhe ato qe do te tentojne te lindin. Ishte ceshtje konspiracioni se po ta merrte vesh Xhafa me pare, dilte e parlajmeronte fillimin e operacionit “As te vdekur s’do shpetoni”. Agimi

  17. Inocent says:

    Spak është i pavarur – por është i pavarur nga populli

  18. Inocent says:

    Spak është i pavarur – por është i pavarur nga populli

  19. nino says:

    Qesharake, ” nuk paska faj askush “, prandaj votojne dhe te vdekurit te ne se nuk cregjsrtohen. Turp…

  20. Gladio says:

    Thoni qe pritet sa vdiqen qe te conit urdherat e arrestit, sic po beni edhe me Sali kermen dhe te birin!
    Frikacake!
    Pse vraponi drejt ca karrigeve kur nuk keni bole?! Per rrogat e majme dhe lavdine?! Por lavdine ja u perdhunon Sala me te birin.
    Edhe Xen mafishja ju qin dhe ju e beni sehir si lepuj te sodomizuar.
    Jep doreheqjen Kulluf!

  21. Ne emer te se vertetes says:

    SPAK – Zen Berisha e Argita Berisha kane vjedhur miliona. Kur do tu trokisni ne dere? Vertet mendoni se ata komisioneret i kane bere gjemen shqiperise? Mos bini kaq poshte. Po zona Kim po e ndjek ceshtjen e pronave te Zenit.

  22. Ose says:

    Operacion sekret, forca sekrete, askush mos te mare vesh se mos na “largohen komisioneret”.
    U mbars mali dhe polli nje mi. Ky eshte SPAK-u, qe ju servir shqiptarve si e ardhmja me e madhe kombetare. Rreforma me e madhe ne drejtesi, mbeshtetur nga nderkombetaret??
    Si nuk ju vjen turp? Si talleni keshtu?
    Nje pyetje kam, keto vota keta komisioner, i moren per veten e tyre apo dikush tjeter u ul ne Parlament?

  23. Mandravellua says:

    Nuk verifikoheshin dot, se dekonspirohej aksioni !!!.
    1. Kjo tregon qe SPAK-u nuk ka besim te policia e shtetit…
    2. SPAK-u nuk e di qe shtati ka edhe sherbime inteligjence qe mund te verifikojne ne fshehtesi. Apo dhe te ato , nuk keni besim…
    Mos u beni qesharake, se nuk ka me budallenj,

  24. Mandravellua says:

    O Arben.
    Te ura e Mifolit del nje polic me mustaqe qe quhet Qazim dhe ndalon cdo makine. Po nuk e ke rripin mberthyer, te kerkon 2 mije lek te vjetra per kafe.
    Leshoni nje urdher arresti, se eshte “peshk i madh”. Degjo mua, do nderoheni…

  25. Lili says:

    Jo jo qillimisht behen keto gabime pikerisht sepse ka shume qe duan diskreditimin e Spakut! Edhe fajesimin jo te Njeshave te korrupsionit, po vetem faj tek ata qe kane vdekur do jete perfundimi!
    Albanistanezet cdo here na befasojne me kreativitetin e tyre per mos me vepruar apo me koklavitet punet si ma keq ne keso raste ,
    Kush po cuditen?! Jo ne!

  26. John says:

    Shpresoj te mos beheni si Ai katundari nga Gramshi Llalla a si e kishte emrin qe sa here dilte me TV thoshte ne vjeshte do kete arestime te peshqeve te medhenj Por peshkun Po e ha vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje