Ndryshimet kushtetuese, reagon reporterja për Shqipërinë në PE: Përshëndes miratimin në Shqipëri të listave të hapura

30 Korrik 2020, 18:42Politika TEMA

Reporterja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, ka përshëndetur ndryshimet kushtetuese të ditës së sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, eurodeputetja thekson se është shumë e rëndësishme vijimi i dialogut konstruktiv.

“Përshëndes miratimin në Shqipëri të listave të hapura. Është e rëndësishme që të gjitha partitë e “Flamurit të Shqipërisë”, jashtë dhe brenda Parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv që lejoi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, një kriter themelor për “Flamurin e Bashkimit Evropian””, nënvizon europarlamentarja. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje