Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjes infektive në SHBA, në një intervistë për mediat e huaja ditën e djeshme tha se koronavirusi nuk do të zhduket nga planeti.
Sipas tij Covid-19 është shumë i transmetueshëm dhe do të jetë shumë e vështirë që ai të largohet nga ne për disa vite.
Ndër të tjera ai tha se me zbulimin e një vaksine pandeminë e Covid-19 do mund ta kemi në kontroll.
“Unë nuk mendoj se ne do ta zhdukim këtë nga planeti sepse është një virus kaq i transmetueshëm që duket se nuk ka gjasa tëlargohet.
Por ajo që unë mendoj se mund të bëjmë është që të mundohemin që të gjejmë një vaksinë pasi kjo mund të bëjë që sadopak ta menaxhojmë situatën. Shpresoj që deri në 2021 do ta kemi këtë nën kontroll pandeminë e Covid-19 nëse do të kemi edhe vaksinën kundër saj. ” tha ai.
Na mbyten ekspertet !!!!!!!!!!!!!!
Ska nevoje per ekspert per te kuptua qe e keqja bie shpejt dhe nuk iken kurre .