Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën Sabri Godos, duke u shprehur se Plakun Godo do ta kujtojnë, me respekt padyshim, ata që e njohën e do ta njohë më tutje ndonjë tjetër, që do të ketë taksiratin të bëjë ndonjë studim për skenën e rrëmetshme politike të kohës.
Më tej Rama shprehet se nuk ka pikë dyshimi se autorin e kamares së hatashme biografike të “Ali Pashë Tepelenës”, do ta admirojnë brezat e lexuesve dhe lëvruesve të letrave shqipe.
“Homazh
Sabri Godo do të kishte vetëm 91 vite sot, e kur ishte ende shumë larg kësaj moshe, të tërë e thërrisnin, Plaku Godo. Në fakt nuk ishte Sabriu plak, por ishin shumë kalamaj mesoburrat e politikës adoleshente të atyre viteve të tranzicionit shqiptar.
E kam njohur pak Plakun Godo, por kishim një simpati reciproke në distancë, bashkë me rezervën për përkatësinë në kampe të kundërta politike.
Atij i dukej ironike që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” i Lëvizjes Studentore, të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve, mua më dukej satirike që ai, “gjarpëroshi mendjemprehtë” i Shqipërisë letraro-politike, të ishte fundbishti i ombrellës blu të demokratëve.
Kjo në fakt tregon që simpatia për personazhin e tjetrit ishte prej vërteti dhe më kujtohet njëherë, kur Plaku Godo erdhi tek unë në bashki për të zbutur një situatë konflikti politik, e vetmja pjesë ku u morëm vesh ishte admirimi im për librin e tij “Ali Pashë Tepelena” dhe admirimi i tij për punën time në bashkinë e Tiranës.
E vetmja nuancë në këmbimin e admiratave, ishte se unë, “gjatoshi”, i tregova Plakut mbresat e mia për Aliun e tij të jashtëzakonshëm, ndërsa ai, “gjarpëroshi”, më tregoi mua mbresat e jashtëzakonshme të zonjës së tij fisnike për punën e kryebashkiakut.
Nuk jam unë njeriu i duhur për të vlerësuar kontributin e Sabri Godos në politikën shqiptare. Dua s’dua, s’mund të jem dot objektiv.
Prandaj le të mos ma marrë kush për keq kur them se Plakun Godo do ta kujtojnë, me respekt padyshim, ata që e njohën e do ta njohë më tutje ndonjë tjetër, që do të ketë taksiratin të bëjë ndonjë studim për skenën e rrëmetshme politike të kohës.
Por pikë dyshimi nuk kam se autorin e kamares së hatashme biografike të “Ali Pashë Tepelenës”, do ta admirojnë brezat e lexuesve dhe lëvruesve të letrave shqipe.
#TëPAHARRUESHËM”- shkruan Rama. (TemA)
Thone qe ka qene sigurims…gjithsesi ngaqe jeni te paafte e te pagatshem per tu sherbyer te gjalleve po u sherbeni gjoja te vdekurve qe as kane nevoje e as duan tja dine per llogje kavaje…Me boten tjeter merret zoti merruni me te gjallet nese ende ndiheni shpirterisjt e shqiptarisht gjalle.Dhe Likja po ben te njejta gjera duke perkujtuar …”sot do te mbushte 57 vjec lefter Millo”! O zot me cfarr keni vendosur ti shtyni ditet ne qeverisje ndersa njetezit kane halle pafund e presin nga “lart’ zgjidhje..
Ja si vlersohen pas vdekje gjarprinjte dhe neperkat e kombit shqiptar.Ti ngrejme lapidar si maloki i Tropojes e maloku i Matit etj…Neser do ti ngrini lapidar Saliut, Bashes dhe Rames.
Me cmerreni.. o zot
Më mut se Sala, veçse ky i fundit qelbej më shumë.
Sabri Godo ka qene vertete nje gjarper dhe me vjen keq qe ketij i eshte ngritur edhe busti ne Tirane,se kushe di se ç’fare na ka bere per te miren e ketij vendi.Nuk meriton respekt, se ka qene nje nga mbeshtetesit e kryekriminelit shqipetar Sali Berisha.Ai ishte gjithemon kundra shokeve te tij veteran te luftes nacional çlirimtare duke i quajtur mjeran.
Ate liber vertet e qau por politiken shqiptare vecse e shkerdheu… Blushi do te ishte rasti ideal ne ate parti ne vend te Mehdi beut.
Mut muti ishte !!
Futtyra e tij tregon se ishte dhemje islamikesh i fshehur nen petkun e Politikes!
Ky mut Muti rembeu pronat Pa perfunduar ligjet e shtetit!
Hiqeshe si i urete por kaposhi islamik sa sbehet!
Njelloj si Ali pasha buthqiri! Neperke orjentale!
Ky i gjati ka filluar bene nekrologjite e njerezve, ne mes gjithe “halleve” te popullit mendonet edhe per nekrologjithe e figura te shquara. Thone qe kur plakesh fillon mendon … çdo thone njerezit per mua!!!!! Si puna e atij qe emigroi ne Amerike dhe kur takon nje bashkfshatarin e tij mbas nja 20 vjeteve ne Amerike dhe e pyet Ç’thote fshati per mua ?….. dhe ky qe i kthehet: Po si pellcet njeri per ty por ktheu se ke lene femijet rrugeve dhe pa buke….. morali le ta gjeje ky i gjati i nekrologjive:):):)