Dashnorët e Partive

9 Gusht 2020, 15:06Politika TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Ka diçka esenciale që gati gati po bërtet si realitet. Që kur pushteti është njësuar si koncept me përfitime dhe pasurim, është përmbysur numri i atyre që duan partitë në mënyrë idealiste dhe është shtuar numri i atyre që iu duhet partia.

Këta të fundit dominojnë sot forcat politike, ndaj s’ka programe, por ka llogje e premtime kuturu, s”ka debat real programor, por ka sherr e shantazh reciprok, ndaj s’ka alternativa, s’ka më të majtë e të djathtë, por ka lakenj politikë me flamurë e sigla partiake të rrëmbyera me procese pseudodemokratike zgjedhjesh në parti, ku nuk zhvillohet asnjëherë garë, përsa kohë kryetarët trashëgohen ose paracaktohen dhe nuk zgjidhen.

Demokracia partiake ka vdekur ose është hipokrite e pavërtetë dhe e shëmtuar me njerëz që lëpijnë ato që pështyjnë vetëm për hir të faktit se iu duhet partia. S’ka më dinjitet politik e publik. Predikohet sikur partitë janë grupime vullnetare ku demokracia është në nivelet e saj më të larta. Madje predikohet me të madhe parimi një anëtar një votë për zgjedhje.

Ndërkohë që faktet na kanë treguar se në rastin më të mirë edhe nëse aplikohet realisht ky parim, anëtarësia është kompleksuar të votojë kandidatin alternativ i cili si zakonisht ose është fiktiv, ose kur është real përballet me “inkuizicion politik”, përjashtohet nga partia dhe “gjuhet me gurë” nga shërbëtorët në detyrë ose vetshërbyesit që gjenden me shumicë nëpër parti e qark tyre.

Pra pas 30 vitesh është shuar edhe ajo pak demokraci që ekzistonte nëpër parti dhe tani ekziston vetëm armata e lakmitarëve që iu duhet partia, e jo që e duan partinë. Përfitimi i paligjshëm shbëri dallimet, doktrinat apo specifikat politike edhe pse në terma realë ato asnjëherë nuk arritën të ishin pikë reference dhe boshte ku mbështeteshin programet reale politike dhe jo premtimet boshe dhe shpesh të improvizuara keq dhe me pasoja për shtetin, demokracinë dhe ekonominë.

Tani të gjithë rendin pas matematikës që të çon në pushtet për të bërë lekë, më falni për të bërë edhe më shumë lekë se lekë kanë bërë të gjithë ata që iu duhet partia. Ata që duan partinë janë gjithnjë pas gardhit në pritje të idealit.

16 komente në “Dashnorët e Partive”

  1. Atleti says:

    Po ti Denis kur i lepije menderen Albanit te Digitalbit vetem per leke si ndiheshe. Ti je i fundit qe duhet te flsaseah sepse ti dhe mosmirnjohes je. Shkrum bajat pa pike vlere. Aq me teper nga nje spiker se as gazetar nuk eshte, spiker qe gjithe jeten ka plackitur njerezit duke i vene ne seder per probleme qe i ka shkaktuar vete vetes. E kuqe e zeze gjithe ehten bixhoz.

    1. !! says:

      Ore spurdhjak atleti, je ti more vemje ai qe duhet te flasesh i fundit. Si more ndyrsire tenton t’ja mbyllesh gojen dikuj qe flet ate qe duhet ?!!

  2. Ladi says:

    Eshte mentalitet shqiposh Denis.
    Nuk ka shqipo me ideal, te pakten keto 100 vitet e fundit!
    Ne jemi ata qe fene e kemi lene dhe e kemi mare perseri vetem per interes! Madje edhe e kemi goditur me gure e me kazem!
    Shqipo nuk beson ne Zot, nuk beson ne fe, (edhe ata qe shkojne ne xhami apo kish, per pragmatizem shkojn!!), nuk ka ideal, nuk beson madje as, nene, babe, moter e vlla! Shkurt: jemi nje popull i semure dhe nuk e di se kur do te sherohemi!? – jo une! – jo ti! – askush ketu mbi dhe! – por as Perendia nuk besoj, se e di, se kur do te sherohemi..

    1. !! says:

      Faktet qe thua jane te verteta, por definimi i jot nuk qendron ( simbas mendimit tim ).
      Ka plot shembuj ne historine tone, qysh ne lashtesi, ku Shqiptari tregohet ma i emancipum se vete emancipimi.
      Na nuk jena popull i keq, por kena pas e kemi qeverisje te keqe.
      Gjithsesi, te gjitheve na ndodh nganjihere qe te perfshijme gjithçka me te keqen.

  3. Selimi says:

    o atlet futja vrapit dhe hajde ketej nga burgu te bejme ca muhabet…

  4. Arber says:

    Edhe ti Denis, sikur vdes per pakez saleh…, per pakez pd…
    I mbron me fanatizem kur te ftojne neper studio.
    Mesoje mynxyren qe i kane bere ketij populli, e atehere TURP TÉ KESH po i mbrojte mê!

  5. Visconti says:

    Po vertete ashtu eshte se dhe ata pak intelektuale, mjeke, inxhinere jane anashkaluar nga ATLETE qe nuk merakosen per korrupsionin po fiksohen me gjera pa lidhje.

  6. Pedro i ri says:

    Ka vetem nje zgjidhje. Puna i rregullon te gjitha. Kush nuk e don punen don partine

  7. Fati says:

    Hera e pare qe lexoj diçka nga Dyrnjaja. Me pelqeu analiza, siç i ndjek me interes intervistat te tij. I ekuilibruar dhe njohes i mire i problemeve qe shtron.

  8. qytetari says:

    Akoma nuk e ka ndryshuar llagapin,kjo specie laramane aziatike?

  9. naim dimashi says:

    Shkrim shume i sakte.Komentuesit qe shajne denisin me duket jane nga atalakenjte qe lepijne partite.Ka 20 vjet qe nuk behen zgjeddhje ne asnje strukture partie as ne PS,as ne PD as ne LSI.Jane krijuar ca organizata nepotike qe nuk funksionojne fare ,por perdoren si vegla per te zgjedhur kandidate beniamine te kryetareve te medhenj.PS e Tiranes i ka emeruar te gjithe drejtuesit e strukturave te bazes,sic deshi Blerina Gjylameti apo Spiropali.Nuk ka asnje dallim midis socialisteve te vertete dhe pseudosocialisteve,mjafton qe te nxjerrin kandidate per KONGRESET,per deputete,per drejtore sipas deshires se kryetarit te madh. Parti familjare eshte PD,LSI pa te tjerat nuk llogariten me.

  10. Xhovalini says:

    Ky si kryetari pederasteve. Kete e jan mallku shkodranet me “ te hypte vedi ne qef”, manej mbrapa ta po e shef se si bie me hunden ne mut, ti ke kohe qe po t’vjen era po tash po laparosesh krejt.

  11. Huligani says:

    O Denis shkrimit tend nuk i heq dote asnje presje,pooor duhet zhvendosur ne kohe.
    Eshte teper vone per te arritur nje konkluzion te tille

  12. 0sumi says:

    “Ladi”…..te pershendes per komentin me te mire qe lexova ne kete shkrim.
    Nuk e luan as topi ate qe thua ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje