Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ka shprehur ngushëllime familjes së skulptorit Arben Bajo.
Duke e cilësuar një artist të rrallë, Veliaj thekson se Shqipëria humbi një nga skulptorët më të mirë dhe Tirana një nga qytetarët më fisnikë.
”Pas betejës me virusin e pabesë, Shqipëria humbi një nga skulptorët më të mirë, Akademia një nga profesorët më të përkushtuar, Tirana një nga qytetarët më fisnikë!
Ngushëllime familjes së Arben Bajos në ditën më të vështirë – kryelartë për një prind, partner e artist të rrallë!“, shkruan Veliaj.
Ngushëllime familjes.
Ngushellime familjes! Humbje e madhe per Shqiperine.Po ikin njerezit me vlera. Pse nuk e be e pamundura te shpetohej? Thirrjet deshperuese te miqve te tij per ndihme per fat te keq rane ne veshe te shurdhet!