Procesverbali i “mbledhjes së intelektualëve”. Berisha: Jo pluralizmin partiak. Ramiz Alia: Po ti je dhe malësor or derëzi, bjeri mor copë…

10 Gusht 2020, 09:03Politika TEMA

Zhvillimet e vrullshme dramatike të verës së vitit 1990 do t’i hapnin shtegun pluralizmit politik dhe do të sillnin përmbysjen e sistemit komunist në Shqipëri.

Procesverbali i botuar nga DITA është marrë nga një libër i Servet Pëllumbit ku flitet për takimin aq të debatueshëm të Ramiz Alisë me intelektualët në 12 gusht të atij viti.

Kishte ndodhur ngjarja e 2 korrikut, ku pesë mijë qytetarë të Tiranës mësynë ambasadat perëndimore në kryeqytet, ishte mbajtur një miting i përzishëm në sheshin “Skënderbej”, ishte mbledhur me ngut Byroja Politike, më 26 korrik një plenum i jashtëzakonshëm i Komitetit Qendror…

Ngjarjet precipitonin me shpejtësi.

Me sa dukej, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Perez de Kuelar dhe bisedimeve sekrete me të që vetëm mund të merren me mend, por nuk janë bërë të njohura edhe sot e kësaj dite, Ramiz Alia ndodhej në udhëkryq.

Përballë kishte murin e padepërtueshëm dhe të patundur të udhëheqjes komuniste që e tërhiqnin pas të vazhdonte i palëkundur në vijën e vjetër…

Më 12 gusht thërret një takim me intelektualët. Përballë ka Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, akademikë dhe intelektualë të fushave të ndryshme. Kishte dhe atë që pas ndonjë viti e gjysmë do të bëhej pasardhësi i tij në krye të shtetit, Sali Berishën.

Do të kemi pluralizëm, apo jo, kjo ishte çështja. Pluralizëm mendimi apo pluralizëm politik? Mbledhja nuk e përcakton qartë përfundimin, por diçka mund të merret me mend: Ramiz Alia ka dalë i lehtësuar nga ajo mbledhje…

Nga Servet Pëllumbi

Në kushtet e rritjes së pasigurisë, të panikut dhe të varfërisë ideore, por dhe të shkëputjes fatale nga populli, më 12 gusht 1990, Ramiz Alia organizoi në Pallatin e Kongreseve një bashkëbisedim që zgjati mbi katër orë me rreth 60 “intelektualë kryesorë të Shqipërisë” dhe që bëri jehonë si diçka e rrallë.

Në mes të pjesëmarrësve ishin: Dhimitër Shuteriqi, Luan Omari, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Ylli Popa, Sali Berisha, Fatos Nano etj. Thuhej pas takimit, se R. Alia e thirri këtë takim për të dëgjuar “mendimin e mençur e të avancuar intelektual”, por dhe për t’u mbushur mendjen “konservatorëve” në Byronë Politike për të pranuar pluralizmin partiak. Mirëpo paskësh “mbetur shumë i zhgënjyer”!

Më kujtohet që rreth këtij takimi studentët e degës së filozofisë viti III-të, ku bënte pjesë dhe Azem Hajdari, me fillimin e vitit shkollor, në shtator 1990, pas leksionit të radhës të sociologjisë (kisha tre vjet që e zhvilloja këtë si kurs më vete), më pyesin për takimin dhe për çështjen e pluralizmit. Unë u dhashë mendimin tim, por studentët më thanë hollësi nga takimi që nuk i kisha dëgjuar. Pas kësaj u interesova dhe me ndihmën e Anxhelo Xhaçkës, në atë kohë gazetar i gazetës “Tirana”, organ i Komitetit të Partisë së Tiranës, sigurova një kopje të plotë të proces-verbalit.

Në thelb, takimi ishte një dështim, intelektualë që quheshin “kryesorë të vendit”, s’kishin kurajo të jepnin mendimin e tyre për pluralizmin politik! Edhe pse R. Alia në dy raste e kërkoi prej tyre një gjë të tillë. Lidhur me temën e pluralizmit politik folën kryesisht S. Berisha, L. Omari, I. Kadare dhe vetë R. Alia. Po sjell pa koment pjesë të zgjeruara nga procesverbali.

Sali Berisha: “Unë e konsideroj të domosdoshme pluralizmin e mendimit. Nuk humbet shoqëria jonë nga pluralizmi i mendimit”.

R. Alia insiston për saktësim dhe pyet: “Pluralizmin e mendimit apo partiak”?

Berisha përgjigjet: “Jo pluralizmin partiak”.

Nuk ndryshon mendim Berisha as kur R. Alia i thotë me të qeshur: “Ore po ti je edhe malësor, or derëzi, bjeri mor copë edhe ti tani”.

Berisha reagon duke thënë:

“Unë në radhë të parë i përmbahem një shprehjeje: Never say never! Kurrë mos thuaj kurrë dhe kurrë është tjetërkund. Unë jam bindur se në stadin aktual ky popull nuk është i përgatitur edhe po t’ia japësh (është fjala për pluralizmin partiak).

Luan Omari: Unë mendoj që sistemi i një partie i përgjigjet më mirë kushteve të vendit tonë edhe për arsye se te ne partia ka një prestigj shumë të madh, është e lidhur me popullin në mënyrë shumë më të madhe dhe për shkakun tjetër që tek ne nuk ka një traditë politike, shumëpartish, nuk ka një opozitë qoftë edhe të shtytur nga ne, sikurse ka qenë në Bullgari, Rumani etj., etj.

Ramiz Alia: “Po, po”.  

Një bashkëbisedues tjetër: Rruga e demokratizimit nuk është kalimi te pluralizmi politik, ne kemi mundësi brenda përbrenda nesh, të gjejmë format, mënyrat, që brenda këtij pluralizmi mendimesh të gjejmë e përsosim rrugëzgjidhjen e problemeve. Për shëmbull, një nga këto çështje ju na e trajtuat vetë, lidhur me raportin e partisë me Frontin Demokratik.

Ismail Kadare: Është një gjë absolute që inteligjenca shqiptare është për lirinë dhe pavarësinë e vendit pa asnjë diskutim dhe për këtë shtet që ekziston. Dhe është për stabilitetin e tij që të vazhdojë gjithmonë. Megjithatë, duhet pranuar se ka njerëz në Shqipëri që mendojnë të kundërtën e saj. Mendojnë nga padija disa, por gjithashtu kjo shtresë njerëzish që e mendojnë këtë nga padija, ose nga dashakeqësia e lindur….

Pak më tej I. Kadare për temën e pluralizmit bën këtë dialog me R. Alinë:

“Lidhur me këtë pluralizmin që shtruat këtu, unë nuk e kam të qartë nga ana juridike statusin e pluralizmit”, – thotë ai.

Ramizi e kupton hilenë dhe i thotë:

“Shiko, pluralizëm, status, e di që çke me të ti, çdo me thënë, s’e dike ti. Të ma thotë ndonjë njeri tjetër që s’e di, mirë, po të ma thuash ti!”.

Ismail Kadare: Ose më mirë. Ç’kuptohet me këtë fjalë te ne?

Ramiz Alia: Kuptohet që përveç se Partisë së Punës të Shqipërisë, të ketë një parti tjetër, Socialdemokrate, një parti Liberale, një parti të Gjelbër…. Problemi është këtu, ngarkesë politike ka edhe ky është i tëri politik. Ja ta përmbledh unë të tërë.

Unë mendoj që ky problem është tepër delikat dhe ne nuk duhet të pranojmë pluripartizmin. Si t’i bësh e qysh t’i bësh dredha propagandës jashtë duhet menduar, duhet reflektuar. Për ç’arsye? Çështja nuk është, të kuptohemi, se ka disa njerëz që thonë s’është ndonjë gjë, kupton, ku ka parti që mund t’i bëj ballë partisë sonë, kupton. Kështu është, s’ka parti që mund t’i bëj ballë partisë sonë.

Por, ajo që po ngul këmbë reaksioni në këtë çështje, ngul këmbë pikërisht, sepse e di që kjo është e çara e parë e madhe në unitetin kombëtar. Unë mendoj që problemi i unitetit kombëtar, sidomos për ne, sidomos për kushtet tona politike në të cilat ndodhemi, është një problem shumë i madh…

Pra, unë mendoj që në këtë çështje ne duhet të jemi unanim… Çështja e pluralizmit politik në kuptimin e mendimit, duhet përpunuar sa më thellë. Madje edhe ligji i zgjedhjeve, kush e përmendi këtu… duhet bërë që të shprehë, të pasqyrojë në një farë mënyre edhe një farë pluralizmi. Domethënë, pluralizëm në këtë kuadër të organizimit që kemi ne, kupton, por edhe duke lejuar, si të thuash, pluralizmin e mendimit individual. Si? Qysh? Tek? S’jam në gjendje t’ju them, sepse është një problem që nuk është diskutuar, nuk është shtruar konkretisht”.

12 komente në “Procesverbali i “mbledhjes së intelektualëve”. Berisha: Jo pluralizmin partiak. Ramiz Alia: Po ti je dhe malësor or derëzi, bjeri mor copë…”

  1. pjeter says:

    Me thene te drejten,Saliu e njifte me mire popullin atehere.Tani eshte e lehte per ne te gjykojme,por atehere duhej nje mendim i mprehte,llogjik,dhe shume i guximshem.Saliu propozonte pluralizmin e mendimit,te pergatitej populli,te thoshte,shprehte,formulonte mendimin e tij,pa pasoja,sepse tanime e dime te gjithe,qe shqiotaret ishin te traumatuzuar nga pasojat e “Agjitacion, Propagande”.Mengoj se ishte ide e mire,te fillohej nga pluralizmi i menfomit,e me tej,ndoshta do kishim nje tranzicion,me te bute,me te pershtatshem ,dhe pa shkaterruar gjithçka qe ndodhi.Por duhet thene qe,po injejti personazh qe propozonte nje ide te tille,per mendimin tim shume e pershtateshme,po i njejti personazh,nxiti me mijera,shqiptare,ne shkatertimin e vendit.Greva te pergjitheshme,paralizuan ç’do gje,shkaterrim çdo gje te prones publike,u vodhen te gjitha rezervat e shtetit,shkuam,praktikisht per disa muaj,nga zgjedhjet e para te fituara nga partia docialiste,deri ne zgjedhjet e dyta ne mars 1991,ne vitin zero.Pyetja qe me vjen natyrshem ti bej Saliut,Pse nuk perputhen ,mendimi llogjik i pare,me veprimin anarkust te dytin,te dashur po prej Saliut? Kush e shtyu te organizonte dhe te udhehiqte kete iniciative shkaterrimtare? Kujt i interesonte gjith ai ahkaterrim?Po te mos ishte shkatertuar gjithçka atehere,shume fabrika shteterore,mund te trasformoheshin me investime strategjike,me privatizime te studiuara,saktesisht ate qe bene,te tjeret,Polaket,Cekosllovaket,Hungarezet,Rumunet,Bullgaret.
    Asnje nuk shkaterroi pasurine kombetare si beme ne,dhe kjo e sotmja,eshte edhe pasoje e asaj qe ndodhi die.Pse u be? Sot duhet me patjeter te kerkohen shkaqet reale te asaj marrezie kolektive te Udhehequr nga Saliu,psra se ai te iki nga kjo bote,duhen zbuluar shkaqet,pse e shkaterroi dy here vendin? Ishte i vetdijshem? Apo nga injoranca ? Apo per interes te dikujt tjeter.

  2. 1962 says:

    Shprehjen :Nga martesa e iriqit me gjarprin lindin dy metra tel me gjemba, Ismail Kadareja e ka thene duke patur parasysh veten dhe ata qe e rrethonin ne kte takim.

  3. JA.Q...R... says:

    Akoma me Serbi Sali !
    Njeriu me Karakterin e Shqiptarizmin ,,ky Kriminel duhet te distancohej menjehere ,,dhe TI hapte rruge te tjereve qe ishin te pa perlyher ….nga sistemi Komunist …ky Krimineli qe vozoste ne Varje neper Voloreke Pogradec dhe tek Hoxhaku ngrofte B******. Vrau dhe prehu ky dhe shume te tjere ne emer te ketij Krimineli…Populli prete me padrimin cfare do beje Drejtesia e USA dhe e Evropes …
    Se sa per neve Si Popull ,,kemi mare Fund …

  4. Petrit says:

    Qofsha i gabuar por me sa mbaj mend unë Ismail Kadare ka pas “dezertuar “ perpara ‘90-es.
    Keto qe shkuhen ketu jane thjeshte hamendesime dhe fjale koti sa per te mbushur librin dhe gazeten.

    1. Mandravellua says:

      Titi,
      Kto qe shkruhen kane ndodhur ne Gusht 1990 (proces verbali i mbledhjes).
      Smailua ne la targen 2 muaj me vone, ne Tetor 1990,
      Kto nuk jane hamendesime. Jane marre nga proces verbali i mbledhjes dhe jane publikuar edhe here tjeter.
      Pyet Dash Kalucin po nuk besove.
      Nje prej atyre qe i kane publikuar ka qene dhe “heroi i dhemokracise”, alias Xem Hajdari

    2. Pd rrumpalla says:

      PETRIT …jo vetem i gabuar. E mban mend kur u hapen ambasadat? Ne korrik te 90, kur ne shifnim boterrorin qe zhvillohej ne I tali dhe fjalet e Ismail pordhes, nenkryetarit te frontit demokrati te Shqiperise per rersonat ne fjale ishin; ” U aratis JASHTEQITJA E KOMBIT” eshte e pa mundur te harohen ato fjale. Dhe pas 1 apo 2 muajve vete Ismail pordha u kthye ne JASHTEQITJE duke u larguar

  5. qytetari says:

    Serveti ky dinosaur,i dale nga institucionet e larta te komunizmit te Hoxhes,pasi me pafytyresi,ka shkelur mbi Baben e tij shpirteror dhe ekonomik,vazhdon me nje guxim pervers vetvrases,te na mbaje leksione per demokracine,kur historia e ka vendosur ne muze,ne stenden e komunizmit izolues,perkrah Nexhmijes.Basheke me Saliun,kanibale brenda species hoxhiste.
    Nje kufome prej kohesh e pa varrosur,qe ndyn dynjane.

  6. shqip says:

    Saliu si djalë blloku ishte investuar për të parën. Të ngjiste shkallët deri te Ramizi, dhe aty të merrte perjetesine e sekretarit të parë. Plus që si provincial atij i pëlqente më mirë Mono se Pluri. Pastaj kur e pa qe studentët e shtynë aksionin edhe përtej kërkesave ekonomike, loku me rroba doku u bë si bishe për të kapur kreun e PD. Jo pa ndihmën e Klan Tropoja dhe Raiersonit. Ndoshta edhe të vetë Ramizit. Sepse siç thotë fjala , i yti mishin ta ha, po kockat ti lë. Ndërsa ky i hëngri edhe rrobat .

  7. Regjizori says:

    Pas mbedhjeve koke me koke mes treshes enigme (Sali-Ramiz-X) qe me vone do thuhet edhe personi i trete ,Ramizi bene ironi me mlsorin Berishe sepse keshtu eshte lene naten vone kur benxi i zi urdherohej so kohe nga Ramizi qe te shkonte te merte naten vone Berishen dhe ne Aeroport “x”-in! Mirpo Berisha si i djallezuar qe eshte ka pasur friken e ndonje kurthi qe ka deklaruar “pluralizem mendimi” e jo “pluralizem politik”siç ishte biseduar naten ne presidence!Deri sa ai eshte detyruar qe ti japi te kuptoje qe tani eshte koha deklaro “PLURALIZEM POLITIK” dhe gjithçka mbaron!Dhe ashtu u be !
    Kush eshte i treti ,do ta shikoni ne filmin qe po pergatitet se si u gatua “pluralizmi politik ” ne Shqiperi me tre persona koke me koke!

  8. dyshuesi says:

    Ne kuptojme sot se me çfar e ngaterronim demokracine. Sot ndoshta e kuptojme me qarte se shtet i pasur nuk do te thote domosdo demokratik. Ne ate kohe ne ngaterronim pasurine me demokracine . Ne nuk na vinte fukaralleku nga mungesa e demokracise por mga izolimi dhe bllokada ekonomike , lufta qe i behej shtetit shqiptar per te rrezuar sistemin politiko-ekonomik. Emiratet arabe mos jane gje vende demokratile ? A shkelen te drejtat e njeriut , te grave , te gej e lesbikeve ? Por megjithese nuk jane vende demokratike ato nuk jane vende te varfera. Atyre nuk u ben bllokade ekonomike perendimi . Mua nuk me besohet qe ne nuk mund te prodhonim mallra induetriale qe te mund te shisnim diçka ne tregun boteror por ne nuk na lejonin me ane te bllokades.

  9. vjeshta says:

    Përgjigje e hollë.Tipike tropojane ,mirditore o dukagjinas! Këto tri krahina janë dinakë e kurrë nuk t’a thojnë të vërtetën në sy.E nuk janë malcorë. Bile fyhen ba me i quajtën malcorë! Megjithatë si rridhnin ujërat ne ’90 ,nuk mund të pergjigjen ndryshe.
    Nuk dihej se kush të priste pas dere!Faktikisht as sot populli shqiptarë nuk është i përgatitur për pluralizëm politik!

  10. Pd rrumpalla says:

    PETRIT …jo vetem i gabuar. E mban mend kur u hapen ambasadat? Ne korrik te 90, kur ne shifnim boterrorin qe zhvillohej ne I tali dhe fjalet e Ismail pordhes, nenkryetarit te frontit demokrati te Shqiperise per rersonat ne fjale ishin; ” U aratis JASHTEQITJA E KOMBIT” eshte e pa mundur te harohen ato fjale. Dhe pas 1 apo 2 muajve vete Ismail pordha u kthye ne JASHTEQITJE duke u larguar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje