Krerët e korruptuar të politikës po kërcënohen nga SPAK, duan destabilizimin e Shqipërisë

9 Gusht 2020, 19:23Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Mos e mendoni kurrë se injoranca apo mendjelehtësia jonë shqiptare nuk është shfrytëzuar në mbi njëqind vjet nga pushtuesit e territoreve të gjera shqiptare.

Po kështu, edhe sot. Kudo, në të gjithë Perëndimin financohet një propagandë e pistë antishqiptare.

Por, edhe këtu në Shqipëri, gjithashtu: blejnë gazetarë; paguajnë televizione dhe gënjejë me propagandë kundër çdo aspekti të rritjes së kulturës dhe zhvillimit shqiprar.

Por, ajo që është me e degraduar sot, është goditja e çdo progresi shqiprar. Shqiptatët ndërtojnë një urë gjigante, Beogradi njofton emisarët që të thonë: “do shembet ura”; dhe këta emisarë të vjetër, gati janë dhe e hedhin në treg.

Shqiptarët kërkojnë të bëjnë Reformën në Drejtësi; Moska iu thotë emisarëve të saj në Shqipëri: “ngrini një çadër të bëhet një revolucion anti-perëndimor në Shqipëri”; dhe dërgon këtu edhe rreth 300 oficerë rusë që të destabilizojnë Shqipërinë, të mbërritur nga të gjitha pikat e kufirit shqiprar.

Sot, kjo ndërhyrje ruse, ndihet se është më intensive. Dhe po intesifikohet, se krerët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare po kërcënohen rrezikshëm nga SPAK-u.

Sigurisht, sulmi hetuesor ende nuk ka nisur, por do të fillojë. Dhe kjo e ka shqetësuar korrupsionin e lartë.

Por, e dini ku e kishin shpresën para katër muajsh të korruptuarit e lartë? Prisnin një tragjedi pandemike të koronavirusit në Shqipëri.

U mëzitën shumë para dy muajsh, por sot, sikur iu ka rilindur shpresa për të vërshuar pandemia në shoqërinë shqiptare.

Dhe e dini pse? Sepse duan destabilizimim e Shqipërisë.

Prandaj janë hedhur në sulm me njerëzit e tyre dhe thonë: “është gënjeshtër virusi. Kironavirusi nuk ekziston”, sepse kërkojnë shpërhapjen masive të pandemisë.

Janë edhe naivë, edhe qorra, edhe të disekuilibruar nga frika e SPAK-ut.

Po, si mund të destabilizohet një shoqëri nga një sëmundje ngjitëse?!!

Gjithsesi është halli që i çon atje. Duhet ta dinë mirë e ta mbajnë vath në vesh: korrupsioni i lartë politik në Shqipëri, nuk ka shprese, sepse, ose do të shkatërrohet ai me gjithsej, ose do të shkatërrohet Shqipëria.

Por, le t’i bien këmbës: Shqipëria nuk shkatërrohet.

Por, këta presin me ankth edhe prishjen e aleancës shqiptaro-amerikane, se po i gënjen politika ruse.

Edhe këtu kot e kanë, edhe këta, edhe Moska: kjo aleancë do të jetë shumë jetëgjatë. Këta serbë dhe rusë e grekë, kanë shfarosur dhe shpërngulur nga trojet e tyre me dhunë mbi 2 milionë shqiptarë, se shqiptarët kanë qenë të vetëm dhe në pesë shekuj mbijetesë. Por tani janë në aleancë të ngushtë me fuqinë unike botërire.

Prandaj, gjithçka po bëhet e do të bëhet në funksion të aleancë USA-ALBANIA

20 komente në “Krerët e korruptuar të politikës po kërcënohen nga SPAK, duan destabilizimin e Shqipërisë”

  1. meli says:

    Jane ata qe ke falur ti ore Taku me komisionin e famshem ne 97 ,apo s’te kujtohet!Tera rolet i ke patun ne drejtesi:Minister i Drejtesise po;Kryetari i komisionit per hetimin e kryekrimit Berishe,po!Ndaj mos u ndie apo kerkon ti nxjerresh geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve!
    Imagjino ku do ishte sot ky vend sikur te kishit vepruar qysh ne ate kohe ,i bie 23 vite perpara!Ndaj rrini m..t qe bete siper e mos levizni se bie ere e kundermon gjithe Shqiperine.Apo jo or Taku,Taku rrumbullaku!
    A ke marre ndonje informacion nga ato te tuat se kur do bjere shi ne Shqiperi pertej Atlantikut,se je bere si Pal Vata qe Ti dhe Trapi nuk dini gje mos po e bene rama ne koke te vete!

  2. Liza says:

    në amerikë gjithcka fillon shumë shpejt dhe arrin kulme
    spak nuk po jep këtë shije!

    na thuaj angosakson i nderuar dhe sa duhet të presim?

  3. Liza says:

    në amerikë gjithcka fillon shumë shpejt dhe arrin kulme
    spak nuk po jep këtë shije!

    na thuaj angosakson i nderuar dhe sa duhet të presim?
    me këtë ritëm po ta lë dy të bësh kalkulimin

  4. Sqepari says:

    SPAK, asnje hap pas, shpetoni shqiptaret dhe shtetin nga mafia e mediave dhe klani berishist?

  5. "BOHOTINA" says:

    Fjale te mencura. Mire avokat.

  6. Asd says:

    Avokati eshte me optimist se cduhet.

  7. AliPasha says:

    Nuk paska pas person me moterqir dhe me debil se ky.

    Dhe me bastarde dhe debile jane mediat Shqiptare qe i japin akses ketij te mbaruari dhe injoranti.

    Ka 7 vite qe ja mban ne goje Amerikes si nje hajvan qe nuk e gjen te 2te ne planet.

    A ke ndopak dinjitet dhe nder ti mer i fllique burr??

    Ke 7 vite qe ben gojore Amerikes dhe nuk e ke pare qe mut e me mut behet Shqiperia?

    A nuk ka 30 vite Shqiperia koloni e ambasades Amerikane dhe te zezat keto 30 vite nuk kane te numeruar???

    Edhe SPAK vazhdim i te njejtes tallje eshte o hajvan, ka 1 vit dhe asgje nuk ka bere.

    Por ajo qe me ben me shume pershtypje eshte injoranca, deformimi dhe viktimizimi anormal qe ti i ben historise shqiptare.

    1) ” 5 shekujt e fundit Shqiptaret ne mbijetese”

    Ne Perandorine Osmane qe e udhehoqen per 190 vite 48 kryeministra Shqiptare dhe 2,000 Pashallare, kur Shqiptare shtriheshin nga Nishi ne Preveze apo ne shekujt ku Pashllaqeet Shqiptare sundonin gjysmen e Ballkanit?? Apo ne 8 kolonite ae Shqiptaret bene ane e mbane Perandorise?

    Apo Dinastite shqiptare qe sunduan ne Moldavi&Vallahi dhe ne Egjipt dhe Sudan??

    Kohen e Enver Hoxhes qe quan mbijetese?? Ushtri ,univeristete, sporte, arte ???

    Po ne keto 30 vite qe kane emigru 1.6 milione Shqiptare dhe we rrezikohet ekzistenca e Shqiperise cfare eshte??

    2) 2 millione shqiptare te vrare dhe shperngulur, po a e di ti mer hajvan qe ne 1911 nuk kishe me shume se 1.8 milione shqiptare ne gjithe Ballkanin??? Uli pak shifrat o hajvan burr se del skarco fare.

    3) Pra ajo qe ben ti eshte qe na i ben shqiptaret te pashprese dhe vikitma ne shekuj dhe tani shpress eshte tek konglomerati cifut qe quhet Amerike. 30 vite kane Shqiptaret qe e shohin kete pune.

    4) Po nderhyrjen ruse mer hajvan ku e gjen????

    Ndikimo rus ne Shqiperi eshte me.pak se 0.

    Vetem nje bastard me burrni si ty lidh te korruptuarit ne Shqiper me Rusine kur kemi 30 vite koloni Amerikane.

    Shko vdis.mer plak matuf se je me mire i vdekur se keshtu sharlatan si je.

    1. Shpetimi Debatik says:

      I njihte mire ENVER HOXHA kote.vemie si Taku e.co qe vetem eshte per keto muter.
      Krahasoni 30 vitet e pushtetit te pushtave te dhjerokracise se Takut me vetem 30 vite te kohes se Enver Hoxhes , ku dihet se ne cgjendje e mori Enveri Shqiperine e pasluftes.

    2. Turqi hesapi says:

      O Ali Pasha. Mire me Takun po me Ameriken cpate?!!

    3. Naim Frasheri says:

      Ali Pasha ,po ta Qinka Motrën Taku ,Ty edhe Atyre që të kan futur Ty të Shkruash.
      Ju ka Kapur Frika Putana ,Lekët do tjua hanë Gratë me Dashnorët e Tyre.

  8. Gjon Leka says:

    Po si shpjegohet që SPAKU tromakset nga “të frikësuarit” që kërcënojnë me destabilizim? Ku e gjejnë trimërinë e çartur “të frikësuarit” që nuk i tuten as policisë shqiptare, as NATO-s e as AS SHBA-së e BE-së. Ku i kanë paratë “të frikësuarit”, në hënë apo në mars!? Përse nuk ua bllokojnë, por luajnë me popullin e varfëruar e të mashtruar!? Tani, nuk dihet se kë ka mik populli e kujt duhet t’i besojë. “Të frikësuarit” hedhin valle në gojë të ujkut, si dikur!!?? ndërkohë që populli u mban ritmin me dajre e daulle. çudi!

  9. Pelioni says:

    Ok . Z. Ngjela që politika shqiptare dhe media kazani sot ndihen jo vetëm të friksuar ,por dhe të terrorizuar nga drejtësia e re që Amerika po instalon në Shqipëri në b.veprim me BE ,por shqiptarve ju duhet thënë troç e shkoqur që koka drejtuese që me çdo mjet e çdo çmim kërkon destabilizimin e shqipërisë ,për interesa ruso-sërbe dhe për të shpëtuar veten nga mëkatet pa fund që kanë bërë ndaj këtij populli e kombi janë lideri aktual dhe fakto i opozitës së rrugës që e ka emrin Sali Ram Berisha,dhe i ashtuquejturit president IlirRexhep Meta.

  10. tony says:

    O Ali pashë kar… nuk merke vesh fare nga politika, profesor Ngjela ka shumē të drejtē se me keto agjentë të gjithē vendeve nê shqiperi që nga serbija dhe rusia të cilët janë deputetë dhe pushtetare dhe mbrojnë me çdo çmim dhe me çdo marreveshje tneresat e felliqurame të cilat kanē bere çdo tē pamundur qê mos ti futet gjemb në këmbë. Po pse o pashē si reformhet drejtēsia ish monopol i saliut dhe hajduteve të tjere që u hoqën denimet e pêrjetshme dhe li nxoren kriminelet nga burgu. Sipas te je reforma dhe spaku krijohen duke ndruar një xham te thyer dhe mbaroi çdo gjë.Jo more shok jo profesori ka shumē të drejtē si exspert i drejēsise dhendjek çdo ndryshim nē drejtėsi nga eksertet e Sh BA dhe BE dhe eshtē i sigurtē qė drejtēsia e re dhe SPAK shumē shpejt do të japin rezultatetduke shpėnē prspa hekurave gjiithë ato politikanë të koruptuar. Tė Spartak Ngjela qē informon pupullin duke i dhēnē informacionine duhur pēr reformën. Pasha mos u nxito.

  11. Martin says:

    Doli prap ky qe i di te gjitha.. ne 1 brim i bie fyellit

  12. Gjon Leka says:

    Ô avokat! Këta po përshtasin ligjet për t’u rizgjedhur e jo për të shkuar në burg. Askush nuk është gjykuar, pale dënuar! Halduti më i vogël e ka shitur funksionin shtetëror me disa apartamente, truall në bregdet et tokë, pa llogaritur vendet e punës fiktive. Duhen disa jetë për t’i hetuar e gjykuar. Sot mafia mund të thotë pa e tepruar: shteti jam unë.

  13. Tani says:

    Bravo z Spartak

  14. hahaha says:

    dy ekipe na djegin gjithmone:
    Interi dhe Spartaku i Tirones

  15. hahaha says:

    dy ekipe na djegin gjithmone:
    Interi dhe Spartaku i Tirones

  16. hahaha says:

    dy ekipe na djegin gjithmone:
    Interi dhe Spartaku i Tirones

  17. hahaha says:

    dy ekipe na djegin gjithmone:
    Interi dhe Spartaku i Tirones

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje