Aktori mjaft i dashur për të gjithë, Antonio Banderas është infektuar me koronavirus.
Këtë gjë ai e ka zbuluar në 60-vjetorin e tij.
Aktori spanjoll përmes një postimi në rrjetet socale e ka dhënë vetë këtë lajm, madje thekson se është mirë, vetëm se ndihet pak më i lodhur se zakonisht.
“Dua të bëj publike që sot …
Unë jam i detyruar të festoj ditëlindjen time të 60 në karantinë pasi kam testuar pozitiv me COVID-19.
Dua të shtoj se ndihem relativisht mirë, thjesht pak më i lodhur se zakonisht dhe i sigurt se do të shërohem shumë shpejt.
Shpresoj që duke zbatuar rekomandimet do ta fitoj këtë luftë.
Do të përfitoj nga izolimi për të lexuar, shkruar, pushuar dhe vazhduar bërjen e planeve për të ardhmen”, shkroi Banderas.