Nëna e infektuar me Covid-19 sjell në jetë foshnjën te “Koço Gliozheni, rasti i parë në Shqipëri

14 Gusht 2020, 19:01Sociale TEMA

Dy ditë më parë në maternitetin “Koço Gliozheni”, një nënë e konfirmuar me Covid-19 ka sjelle ne jetë foshnjën e saj.

Kjo shënon edhe rastin e parë në vend ku një nënë e infektuar sjell në jetë fëmijën.

Mësohet se nëna së bashku me foshnjën kane shkuar në shtëpi. Të porsalindurit i është bërë tamponi dhe ka dal negativ për Covid.

Ndërkaq, nëna do ndiqet në shtëpi nga mjeket.

Momentin e lindjes së foshnjës e publikoi në rrjetet sociale edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, por nuk dha detaje.

“Heronj”, shkroi shkurt ministrja në diçiturën e fotos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje