Mesazhi i Yuri Kim pasi SHBA dhuroi teste të tjera për ISHP: Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje

16 Gusht 2020, 10:06Sociale TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik. Kjo e çon në 32 160 numrin e testeve të dhuruara.

Vetë ambasadorja Yuri Kim në një postim në Twitter, thotë se përveç kutisë së testeve, është dhuruar edhe një pajisje për të mundësuar teste më të shpejta.

Janë dorëzuar gjithsej 32.160 teste të dhuruara deri më tani plus 1 makinë e automatizuar për të mundësuar më shumë teste, më shpejt.

“SHBA dorëzoi më shumë kuti ptestesh COVID19 në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza këtë javë, për gjithsej 32.160 teste të dhuruara deri më tani + makinë e automatizuar për të mundësuar më shumë teste më shpejt. Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje”, shkruan Kim.

??️ delivered more #COVID19 test kits to the Institute of Public Health & Mother Teresa Hospital this week, for total of 32,160 tests donated so far + automated extractor machine to enable more tests more rapidly. Allies always help each other in times of need! pic.twitter.com/rtJsDzle63

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 16, 2020

1 komente në “Mesazhi i Yuri Kim pasi SHBA dhuroi teste të tjera për ISHP: Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje”

  1. Laberia ime says:

    U keput ne byth alleati yne i madh dhe i fuqishem..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje