Epidemiologu shqiptar: Gripi po vret më shumë se Covid. Edhe sëmundjet e tjera po shkaktojnë më shumë viktima

17 Gusht 2020, 21:04Sociale TEMA

Sëmundjet e tjera vrasin më shumë se Covid. Ndërsa interpreton shifrat e infektimeve me Covid, epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se, nisur nga të dhënat e vitit 2019, vdekjet nga Covid në ditë janë minimale.

“Dinamika normale e popullatës shqiptare flasim për 2019 në mesatare vdekshmëria është 59.7 persona në ditë. Covid po shkakton një mesatare prej 4 vdekjesh në ditë”.

Mjeku heq një paralelizëm me gripin në Britaninë e Madhe, ku gripi sezonal vret 5 fish më shumë se Covid-19:

“Problemtika e Covid-19 ka rënë nën nivelin e gripit sezonal atje dhe kjo për më shumë se 7 javë”.

Alimehmeti thotë se Covid është shumë herë më i rrezikshëm për moshat mbi 50 vjeç:

“Është shumë i rrezikshëm për njerëzit mbi 50 vjeç dhe sa më shkon mosha për lart, aq më i rrezikshëm bëhet në mënyrë eksponenciale. Në moshën 80-90 vjeç është disa herë më i rrezikshëm sesa gripi”.

Duke e krahasuar Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, epidemiologu thotë se vetëm pas disa javësh kurba e infektimeve mund të pësojë ulje:

“Maqedonia e Veriut është në rënie, të shpresojmë se po shohim të njëjtat shifra përditë. Ndoshta jemi shumë afër majës së valës dhe duhet të fillojmë një rënie pas pak javësh”.

Sipas specialistëve, në muajt shkurt dhe mars virusi ishte më agresiv dhe shkaktonte më shumë vdekje, ndërsa tashmë është më infektues.

3 komente në “Epidemiologu shqiptar: Gripi po vret më shumë se Covid. Edhe sëmundjet e tjera po shkaktojnë më shumë viktima”

  1. andreas says:

    Na cau bythen ky debili. Egoist leshi…

  2. armand says:

    Ne Itali ne 24 oret e fundit Jane regjistruar :
    Vdekje nga tumori , 500 persona.
    Vdekje nga infarti , 400 persona.
    Vdekje nga covid , 4 persona.
    S’po flas per ata qe kane humbur jeten ne aksident me makine , eshte gjithmone me i larte se covid.

  3. Bajram Hysa says:

    Ky cuni i Jeres qe qihet ne bithe, nuk eshte mjek. Ky zambaku thjesht perkthen, pavaresisht qe dhe ate e ben me gabime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje