Korrupsioni dhe gjendja e rëndë ekonomike: Ushtarët e rinj arrestojnë Presidentin, kryeministrin dhe personelin e lartë ushtarak

18 Gusht 2020, 21:12Bota TEMA

Presidenti i Malit, Ibrahim Boubakar Keïta është arrestuar nga ushtarët, ka konfirmuar një zëdhënës i qeverisë për BBC.

Kryeministri Boubou Cissé gjithashtu është arrestuar, pavarësisht nga thirrjet e mëparshme për “dialog vëllazëror”.

Përpjekja e grushtit të shtetit filloi me armë zjarri brenda një baze të rëndësishme ushtarake, rreth 15 km nga kryeqyteti, Bamako, të martën në mëngjes.

Në kryeqytet të rinjtë i vunë zjarr një ndërtesë në pronësi të qeverisë.

Këto zhvillime dramatike për vendin vijnë pas një rebelimi, të cilin personeli i lartë ushtarak u arrestua nga oficerë të rinj të pakënaqur.

Trazirat përkojnë me thirrjet për më shumë protesta për të kërkuar që presidenti të japë dorëheqjen.

Keita fitoi një mandat të dytë në zgjedhje në 2018, por ekziston zemërimi i përhapur për korrupsionin, keqmenaxhimin e ekonomisë dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë me dhunën xhihadiste dhe komunale në rritje.

Ende nuk është e qartë se sa ushtarë kanë marrë pjesë në kryengritje. Disa raporte thonë se ajo ishte nxitur nga një mosmarrëveshje për pagat.

Ministri i Jashtëm i Francës Jean Yves Le Drian tha se Franca dënon “në terma më të fortë këtë ngjarje të rëndë” dhe ai gjithashtu u bëri thirrje ushtarëve që të kthehen në kazerma.

Franca ka trupa në shtetin e Afrikës Perëndimore për të luftuar ekstremistët militantë.

Pamjet nga agjencia e lajmeve AFP tregojnë një ndërtesë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë në Bamako që është në flakë.

3 komente në “Korrupsioni dhe gjendja e rëndë ekonomike: Ushtarët e rinj arrestojnë Presidentin, kryeministrin dhe personelin e lartë ushtarak”

  1. ?????? says:

    Kur do arrestohen edhe maskarenjt e Shqiperise qe kan shkaterruar te ardhmen e femijerise te ardhmen e Shqiptareve

  2. Shefkiu says:

    Ku ka shkelur dhe shkel këmba e francezve nuk mbin më bar, ku ka shkelur dhe shkel këmba e anglezve çdo gjë lulëzon. Ja, shiko Laosin, Vjetnamin, Kamboxhian, Afrikën Ekuatoriale Franceze, Kongon, Ruandën, e ku di unë dhe krahasoji me Australinë, Kanadanë, Zelandën e re, Amerikën, Afrikën e Jugut….

  3. Ilumte SPAKUT te MALIT says:

    Kur do fillojne me arrestime nga keta BubaKaret tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje