Në qafën e Enisës u gjet i varur çelësi i motorit! Babai i 17-vjeçares që u mbyt në Velipojë flet për Indrit Bajraktarin: E kemi njeri të familjes, na lini në dhimbjen tonë

20 Gusht 2020, 15:30Kronika TEMA

Familja e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt në plazhin e Velipojës, ka hapur dyert e mortit në Bathore, aty ku edhe jetonin prej vitesh.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lezan Doda, ka shprehur dhimbjen për humbjen e të bijës, teksa ka publikuar edhe një foto.

“U prehsh ne paqe zemra e babit? zoti te mori shpejt fizikisht por Jo shpirterisht. Qofsh e xhenetit,”– shkruan ai krahas fotos.

Përsa i përket lidhjes së të bijës me Indrit Bajraktarin, të riun me të cilin Enisa kishte dalë të bënte shëtitje me motor uji, ai është shprehur se e ka njeri të familjes.

“Indrit Bajraktari është i njohur i familjes,”– mësohet të ketë thënë ai ndër të tjera, dhe më pas u ka kërkuar gazetarëve që të largohen nga shtëpia, pasi donte qetësi në këtë ditë të dhimbshme dhe të vështirë për të.

Ndërkohë nëna e vajzës ka deklaruar se në momentin kur e bija është larguar ka qenë e veshur me xhinse të shkurta dhe këmishë.

Trupi i Enisa Dodës u gjet nga peshkatarët në një largësi 700-800m nga bregu, një ditë më parë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka rrestuar 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, i cili kishte qenë shoferi në motorin e ujit, me të cilin po bënin xhiro dy të rinjtë.

Mjekësia Ligjore ka raportuar se në trupin e 17-vjeçares janë konstatuar shenja dhune, të cilat ende nuk dihet se nga çfarë janë shkaktuar. Ndërsa çelësi i motorit të ujit është gjetur i varur në qafën e 17-vjeçares Enisa Doda. Sipas protokollit çelësi është i lidhur me varëse që përdoret në rast se mjeti i lundrimit fiket dhe qëndron në vend, por është ende e pakuptuaeshme se përse ndodhej në qafën e të miturës.

Vetë Bajraktari është shprehur përpara uniformave blu se vajza kishte rrëshqitur nga motori i ujit, ndërsa nuk e mban mend mirë se çfarë ka ndodhur. Pronarët e motorit të ujit, i gënjeu duke u thënë se e kishte nxjerrë vajzën në breg.

2 komente në “Në qafën e Enisës u gjet i varur çelësi i motorit! Babai i 17-vjeçares që u mbyt në Velipojë flet për Indrit Bajraktarin: E kemi njeri të familjes, na lini në dhimbjen tonë”

  1. i papami says:

    Neqoftese see dore ne mbytjen e kesaj engjelli .Zoti ka per te denuar rend nuk po te shaje por ZOTI i di vet punet e veta

  2. vang says:

    Te ka dhene ndonje paund o plako para se te mbyste vajzen????/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje