Epidemiologu kryesor i Suedisë "befason" sërish: Maskat janë shumë të rrezikshme, nuk mund të mbështetemi tek to

22 Gusht 2020, 08:30Bota TEMA

Epidemiologu kryesor i Suedisë refuzon të rekomandojë maska për fytyrën dhe thotë se është “shumë e rrezikshme” të mbështetesh tek to.

Anders Tegnel, epidemiologu kryesor në Agjencinë e Shëndetit Publik të Suedisë, tha për Financial Times: “Është shumë e rrezikshme të besosh se maskat në fytyrë do të ndryshonin situatën e COVID-19″.

“Maska për fytyrën mund të jetë një plotësues i gjërave të tjera kur gjërat e tjera janë të sigurta. Por, të mbash maska për fytyrën dhe më pas të grumbullosh njerëzit masivisht nëpër autobusë dhe qendra tregtare është padyshim një gabim,” tha ai.

Tegnel, i cili shihet si arkitekti që qëndron pas strategjisë së diskutuar anti-karantinim të Suedisë, mbështeti pohimin e tij duke krahasuar vendet si Spanja dhe Belgjika që rekomandonin maska dhe që ende kishte numër të lartë të rasteve të COVID-19.

Që nga 20 gushti, Suedia ka 85.411 raste të konfirmuara të COVID-19 me 5,802 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

1 komente në “Epidemiologu kryesor i Suedisë “befason” sërish: Maskat janë shumë të rrezikshme, nuk mund të mbështetemi tek to”

  1. Lymi Tutit says:

    Nje titull qe nuk tregon as pak,ate cka eshte thene.Lexoni me vemendje cka thote eksperti suedez ………. ne esence,cfare efekti mund te kete maska,kur mbajtesit e tyre rrine “qafe me qefe”……. pra maska ben dhe ka efekt kur,ruan distancen,higjenen,etj.Ne kete kohe COVID’i , shtypi ka rol shume te rendesishem ! Titulli i shkrimit eshte dezinformues !! Lymi Tutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje