Kryeministrii Edi Rama ka postuar ditën e sotme një video nga Ulza, qyteza e bukur buze Liqenit me te njejtin emer!.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama, iu është përgjigjur kritikëve të cilët shprehen se investon në jug të Shqipërisë, dhe jo në veri.
Rama shkruan se kjo është për ata që bëjnë sikur nuk shohin dhe nuk kuptojnë, e që hedhin romuze për Veriun e braktisur, sa herë postohet një punë e bërë në jug, Ulza është në Veri, në qarkun e Dibrës.
Postimi i plotë:
Ulza e mrekullueshme, ku para disa vitesh s’kishte as rrugë për të shkuar e përveç njerëzve të mrekullueshëm, gjithçka tjetër kishte vulën e rrënimit, sot është kthyer në një destinacion turistik, ku do vijojmë të investojmë në infrastrukturë e të mbështesim nismat për bujtina turistike e për agrobiznes
*për ata që bëjnë sikur nuk shohin dhe nuk kuptojnë, e që hedhin këtu romuze për Veriun e braktisur, sa herë postohet një punë e bërë në jug, Ulza është në Veri, në qarkun e Dibrës, siç janë në Veri edhe Puka, Malësia e Madhe, Thethi, Alpet e me radhë Kukësi, Mirdita, etj., ku kemi investuar (do doja më shumë edhe në Shkodër, ku rëndom na ka ngecur sharra në gozhdën e bashkisë që s’di, s’do, s’kupton) dhe do të vazhdojmë të investojmë, edhe më shumë, sepse Shqipëria është “nji jug e veri”!
O EDI PO ATA KURE NUK DO TA PRANOJNE QE SHQIPERINE PO RINDERTOHET NGA TY CDO DITE E MESHUME KETA ISHIN ATA QE THONIN SHQIPERIA SBEHET A NUK ISHIN KETA QE TE PYESNIN KUR E MORE PUSHTETIN PSE DO TA BESH SHQIPERINE ATA E DUAN SI NE KOHEN E TYRE TA SHISNIN CA NGA CA PER TA ZHDUKUR QE MOS KISHTE NDESHKIM PER ATA
Shqipëria ka shëruar miliona turist depresiv nga vetëflijimi.
Po bej si te besh o edi ….regulloje djepin e injorances ( shkodren) futi ndonje shqelm b…asaj seksit bjond me lesh te verdhe…se po te jet per te “” mencurit”” votus aha dry me pre mbeten ata.,