Të dhënat nga kutitë e zeza: Avioni ukrainas u godit nga dy raketa iraniane

23 Gusht 2020, 17:20Bota TEMA

Analizat nga kutitë e zeza të një avioni të rrëzuar të Ukrainës tregojnë se ai u godit nga dy raketa 25 sekonda larg njëra-tjetërs dhe se pasagjerët ishin ende gjallë për një farë kohe, pas goditjes së parë, tha Irani të dielën.

Njoftimi nga kreu i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit shënon raportin e parë zyrtar mbi përmbajtjen e regjistrimit të zërave dhe të dhënave në kutitë e zeza, të cilat u dërguan në Francë në korrik për t’u analizuar.

Teherani ka pranuar se goditi aksidentalisht avionin e Ukrainës në janar, në një kohë tensionesh të larta me Shtetet e Bashkuara. Të 176 personat në avion u vranë.

“19 sekonda pasi raketa e parë goditi avionin, zërat e pilotëve brenda kabinës, tregojnë se pasagjerët ishin gjallë … 25 sekonda më vonë raketa e dytë goditi avionin,” u citua Touraj Dehghani-Zanganeh të thoshte në televizionin shtetëror .

Irani ka qenë në bisedime me Ukrainën, Kanadanë dhe vende të tjera që kanë pasur shtetas të tyre në avionin e rrëzuar, dhe të cilët kanë kërkuar një hetim të plotë mbi incidentin.

“Analiza e të dhënave nga kutitë e zeza nuk duhet të politizohet,” tha zoti Zanganeh.

Rojet Revolucionare të Iranit qëlluan avionin e linjës ndërkombëtare të Ukrainës me një raketë tokë-ajër më 8 janar, menjëherë pasi avioni u ngrit nga Teherani, në atë që Teherani më vonë e pranoi të ishte një “gabim katastrofik” nga forcat në gatishmëri të lartë gjatë një konfrontimi me Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët iranianë dhe ukrainas kanë zhvilluar bisedime për kompensimin e familjeve të viktimave. Një raund tjetër bisedimesh është caktuar për në tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje