Fauci: Asnjë nxitim për marrjen e vaksinës antiCOVID-19

25 Gusht 2020, 14:29Politika TEMA

Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci ka paralajmëruar kundër lançimit të nxituar të një vaksine antikoronavirus para se ajo të tregojë sigurinë dhe efektivitetin e saj.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Fauci theksoi gjithashtu se kjo mund të dëmtonte zhvillimin e vaksinave të tjera.

“Një nga rreziqet e mundshme për të prodhuar një vaksinë para kohe është se do ta vështirësonte, ndoshta dhe të pamundur, që vaksinat e tjera të përfshijnë njerëz në provat e tyre”, theksoi drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

“Sipas mendimit tim, është absolutisht thelbësore që të vërtetohet me siguri se një vaksinë është e sigurt dhe efektive”, shtoi ai.

Sipas raporteve të mediave amerikane, Presidenti Donald Trump po shqyrton një plan për të prodhuar një vaksinë para se të përfundojnë të gjitha testet.

Një veprim i tillë mund të rrisë shanset për t’u rizgjedhur në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Dhe demokratët e akuzojnë atë se dëshiron të rrezikojë jetën amerikane për përfitime politike.

Trump kohët e fundit është shprehur në Twitter se Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA (FDA) po e bën shumë të vështirë për kompanitë e ilaçeve testimin e vaksinave.

3 komente në “Fauci: Asnjë nxitim për marrjen e vaksinës antiCOVID-19”

  1. Elisa ne boten e cudirave says:

    Follow the rabit,follow the rabit…..

  2. yes says:

    pse ti dhe bill gate jeni kaq te acaruar? vete e niset te tjetert po e mbyllin, plehra ti bashke me bill gate tat.

  3. Olimpia says:

    Perse nuk bashkoni forcat shkencore dhe parate te SHBA ,KINES,BE ,RUSISE,BRITANISE ETJ dhe te pershpejtoni vaksinen ???Edhe perballe nje rreziku jetik per njerezimin nuk arrini ti kaperceni tendencat per dominim …Lerini deklaratat por bashkoni shkencetaret,laboratoret dhe parate.Ndryshe historia do tu ndeshkoje rende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje