Në fund të vitit 2019, disa postime në Twitter dhe Instagram, shkruanin se diçka po ndodhte në Kinë me besimtarët e fesë islame.
“Tani, më shumë se 3 milionë myslimanë janë vendosur në kampe përqëndrimi në Xinjiang, Kinë.
Qeveria po sulmon besimtarët e fesë islame me tortura, pa iu dhënë të drejta të praktikojnë fenë e tyre dhe duke iu bërë lavazh truri, për të lënë fenë, që të jene “qytetarë normalë”.
Më pas, postimi vazhdonte:
“Burrat po shkojnë në kampe përqëndrimi, fëmijët në jetimore dhe gratë po martohen pa dëshirën e tyre me burra të tjerë kinezë.
Në kampet e përqëndrimit ata po detyrohen të konsumojnë mish derri dhe të pinë alkool, gjëra që feja e tyre nuk ua lejon.”
Shkrimi thoshte se shumë prej tyre po marrin pilula dhe injeksione dhe se janë pjesë e një eksperimenti mjekësor.
“10-30% e myslimanëve Uyghur janë në kampe, por edhe ata që janë jashtë janë në kushte të këqija jetese.
Jashtë kampeve iu kanë instaluar aplikacione spiunimi në telefonin e tyre, dhe grave myslimane nuk ju lejohet të mbajnë perçe.”
Së fundmi lajmi është bërë viral nga TikTok, dhe Qeveria kineze, si dhe vetë platforma e TikTok, kanë reaguar.
Postimi i një video për “këshilla bukurie”, por që në vend të tyre, vajza e videos flet për kampet e përqendrimit në Kinë, ka ndezur polemikat.
Vajza e videos, Feroza Aziz, thotë se e ka bërë këtë, që TikTok mos t’ja censurojë videon.
Platforma e kundërshton kategorikisht këtë:
“TikTok nuk moderon përmbajtje për shkak të videove me ndjeshmëri politike, tha një zëdhënës për BBC News.
Sidoqoftë, TikTok ka mbyllur një nga llogaritë e mëparshme të Aziz, pas postimit të disa videove me përmbajtjet lidhur me terrorizmin.
Videoja e 17-vjeçares Aziz, u postua në të njëjtën javë që BBC Panorama zbuloi disa dokumente që tregonin të detajuara masat e përdorura për “lavazh truri” të qindra myslimanëve në zonën perëndimore të Xinjiang.
Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i ka hedhur poshtë këto dokumente si “fake news”:
“Po ju them se dokumentet ose ato që quani ju dokumente janë një trillim i pastër.
Mos i dëgjoni lajmet e rreme”, shprehet ambasadori për BBC.
Por dyshimet mbeten të forta.
Why won’t anyone talk about this??? ##fyp ##foryoupage ##foryou ##4u ##muslim
♬ original sound – getmefamouspartthree
Mos u merakosni shume se modeli Kinez po vjen edhe per boten perendimore. Eshte nje plan afatgjate, dhe kjo nuk ka lidhje as me myslimane e as me te krishtere. Kampet e perqendrimit dhe te internimit do te jene realitet boteror pas 2025-es. Jo me kot virusi virtual fallco Kinez infektoi gjithe boten. Te mjeret ju, ata kane plane per ju! Vetem po u zgjuat masivisht dhe te dilni nga kutia ku ju kane futur, vetem atehere nuk do te kene mundesi qe tu skllaverojne. Po kujt ti flasesh???? Atyre qe jane ne gjume? Ne po ulerasim qe te zgjohen, por ata mendojne se po shikojne nje enderr te keqe.