Vasili i LSI 'harron' marsin '97, "Gërdecin" e "21 janarin": Në 100 vjet të gjitha qeveritë ‘dështuan me turp’ që ta hedhin shtetin në greminë, Rama beson se do ja dalë

25 Gusht 2020, 12:22Politika TEMA

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ironizuan me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama sa i përket qeverisjes së tij dhe qeverive paraardhëse.

Vasili thotë se Rama po robtohet të hedhe, shkelë dhe plackitë deri në fund shtetin shqiptar, por ne greminë nuk kanë arritur dot ta hedhin të gjitha qeveritë e mëparshme në 100 vite.

Më tej ai thotë se edhe Bjellorusia, ku Rama do të angazhohet si kryetar i OSBE, po i merr kohë kot, pasi me një rrokadë, sillte Lukashenkon në Shqipëri dhe bënte ‘zap’ bjelorusët.

Me sa duket nenkryetari i LSI ka harruar rrenimin e shjtetit nga Sali Berisha me 1997, hedhjen ne ere te nje fshati te tere me 26 te vdekur dhe mbi 300 te plagosur ne Gerdec me 2008 dhe vrasjen e 4 demonstruesve para kryeministrise po nga Berisha per hesap te Ilir Metes me 21 janar 2011!

Postimi i nenkryetarit te LSI:

Fajin e ka Ismail Qemali!

Dikush ne media fajin per vuajtjet, qe po “heq” Edi Rama i coi deri tek Adil Çarçani.

Mu duk vertet nje padrejtesi shume e madhe kjo, qe i behet “qellimisht” Edit duke i ngrene 30 e ca vjet pergjegjesi qe fillojne nga viti 1912.

Edi Rama ne menyre titanike po perballet me fajin me shume se 100 vjecar, qe fillon qe nga Ismail Qemali.

Edhe venia e portretit te Ismail Qemalit nga Edi Rama dhe heqja e portretit te presidentit ne vitin 2013 ishte “shume i drejte” sepse fiksoi fajin 100 vjecar, qe Ed i Madherishem ishte thirrur nga historia qe ta ndreqte.

Bellorusia po i merr kohe kot Edit te Madherishem sa ta zgjidhe edhe ate, por po te ishte me i mençur mund ta zgjidhte shume thjeshte me nje rrokade prej “zorzopësh” dhe Lukashenkon e sillte ketu dhe vetë shkonte bente zap Bjelloruset.

Ismail Qemali dhe qeveria e tij kurrsesi nuk mund te perjashtohet nga pergjegjesia per “taksiratet”, qe po heq Edi per te ndrequr.

Ne 100 vjet te gjitha qeverite “deshtuan me turp” qe ta hedhin shtetin ne gremine, ndersa Edi i Madherishem po robtohet, qe ta hedhe, ta shkele dhe ta plaçkite deti ne fund shtetin dhe Edi beson se do ja dale….!?

Sot po ndalemi deri tek Ismail Qemali.

Ndaj Ismail Bej mbaj pergjegjesite e tua!

Edhe ju kolege te medias boll ja hengret meritat Edit dhe shkurtoni vitet e fajit te te tjereve, qe Ed titani po ndreq e po i ben per dreq!

Sa per fajin e Perandorise Osmane qe ka qene perpara Ismail Qemalit edhe ate do ta trajtojme patjeter nje dite tjeter….!

7 komente në “Vasili i LSI ‘harron’ marsin ’97, “Gërdecin” e “21 janarin”: Në 100 vjet të gjitha qeveritë ‘dështuan me turp’ që ta hedhin shtetin në greminë, Rama beson se do ja dalë”

  1. klemi says:

    C’jane keto idioter? Perse ketyre do tu japim voten? Per mua dhe shume si une keto meritojne nje plumb ballit.

  2. qytetar says:

    Ky eshte nje surrat i peshtire qe sa me shume e shon i duket vetja me i bukur.

  3. Kim été says:

    Të bëhet gjithçka për të shmangur tensionet, pasi dhuna politike, mos ndëshkimi, mungesa e drejtsis., do bëjnë që investuesit të stepën, kunsumimi të jet në gjysme shtize, dhe shkembimi i jashtem te shumezohet me zero.

  4. Kreshniku says:

    Ti Peço meriton të të rrahi me disa thupra në prapanicë Mona, ndryshe nuk zë mend ti. Po ti paske rrjedhur fare ore, harron që je edhe politikan i madh.

  5. ?? says:

    Do pëllcisni nga marazi, kur i gjati do ta përdredh timonin si ti dojë qefi .

  6. Ervin says:

    Mero, con uje te burimi i Rames duke na nxjerre keto mostra per te na kujtuar alternativen. Ne fakt ke te drejte kur e sheh cila eshte alternativa ER te duket lule

  7. Evgjiti grek says:

    Po ky turi urithi i zi mos e ka mar likja me vete….iku dhe ky e la e zeza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje